CoVid-19/ Shkon në 736 numri i të prekurve, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Desk
By Desk April 27, 2020 13:22

CoVid-19/ Shkon në 736 numri i të prekurve, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Shkon në 736 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19. 10 raste të reja në 24 orët e fundit janë konfirmuar. Prof. Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale dha detajet:

Në kuadër të informimit të përditshëm për situatën e infeksionit Sars-Cov2 dhe sëmundjes COVID-19, ju bëjmë me dije se:

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve

Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 302——– 187
Shkodër 105——–61
Krujë 92———8
Durrës 42———-37
Fier 37———27
Kurbin 31
Korçë 19———18
Elbasan 18———15
Kukës 18——–10
Lezhë 14——–14
Has 14——–12
Kavajë 9———8
Lushnje 7———4
Vlorë 5———-4
Pukë 5———4
Mirditë 5———3
Rrogozhinë 4——4
Tropojë 4——–4
Berat 3——–2
Mallakastër 1
Mat 1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Top Channel

 
 
 
Desk
By Desk April 27, 2020 13:22