CoVid-19, u shëruan 895 pacientë, të infektuar 820

Desk
By Desk 29 Nëntor, 2020 21:16

CoVid-19, u shëruan 895 pacientë, të infektuar 820

MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2019 testime kurse janë regjistruar 820 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 279, Manastir – 58, Kumanovë – 49, Tetovë – 42, Shtip – 39,  Gostivar – 37, Kavadar – 34, Strugë – 33, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 25, Ohër – 24, Negotinë – 21, Veles – 19, nga 15 raste në Prilep, Dellcevë, Kocanë dhe Sveti Nikollë, Berovë – 14, nga 11 raste në Vallandovë dhe dhe Kërcovë, Probishtip – 10, Radovish – 7, Kriva Pallankë dhe Vinicë nga 6, nga 3 raste në Pehcevë dhe Kratovë, Demir Hisar – 2 dhe nga 1 rast në Makedonski Brod dhe Resnjë.

ISHP-ja ka regjistruar 895 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 32 persona. 11 pacientë nga Shkupi, 4 nga Kumanova, 3 nga Prilepi, 1 nga Tetova, 1 nga Velesi, 3 nga Manastiri, 1 nga Ohri, 3 nga Gostivari, 1 nga Gjevgjelia, 3 nga Strumica dhe 1 pacient nga Resnja. Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikurave me COVID-19 në vendin tonë shkon në 61.543, numri I të shëruarve është 38.400, kurse I viktimave shkon në 1731. Për momentin shënohen  21.412 raste active. Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 331.105 testime.

Desk
By Desk 29 Nëntor, 2020 21:16