COVID-19/ Varianti BA.5 nuk pyet për imunitet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 19:36

COVID-19/ Varianti BA.5 nuk pyet për imunitet

Në 24 orët e fundit vërehet një rënie drastike e rasteve pozitive nga virusi korona, krahasuar me javën që lamë pas.

Raporti i Institutit të Shëndetit Publik tregon se nga 1 238 testet e bëra vetëm 178 raste kanë rezultuar pozitivë, prej tyre 33 pacientë janë evidentuar si të reinfektuar, shkruan Alsat.

Ndërkaq, të vdekur janë dy persona nga Shkupi të moshës 60 dhe 72 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Por, më shqetësuese mbetet numri i lartë i rasteve aktive. Nga 4 535 raste aktive, gjysma figurojnë në Shkup.

Instituti i Shëndetit Publik

Shkup – 1883 raste aktive

Manastir – 336 raste aktive

Kumanovë – 237 raste aktive

Kavadar – 222 raste aktive

Prilep – 210 raste aktive

Autoritetet Shëndetësore thonë se situata është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për shtim të masave.

Epidemiologët rekomandojnë që bartja e maskave të bëhet obligative në të gjitha ambiente të mbyllura. Ish-drejtori Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup tha se vatra e infeksionit tani është i gjithë shteti. Nuk ka “safe zone” ngaqë përhapja e variantit BA.5 të Omicron tejkalon imunitetin me vaksina apo natyror.

“Duam të shoqërohemi e të mos ketë masa! Ku ka turma, diku ka grupime, filluan dasmat, ahengjet, koncertet. Njerëzit kudo që përzihen, aty shpërndahet infeksioni. Absolutisht duhet përforcimi i masave, në hapësirat e brendshme ku ka turma njerëzish, sigurisht duhet të barten maskat. Së paku ato bazike, tani mund të hapen dritare për ajrosje, por kur të vijë dimri se si do t’ia dalim atë nuk e di”, tha Aleksandar Stojanov, Epidemiolog.

Megjithëse, varianti BA.5 nuk pyet për imunitet të fituar nga vaksinimi anti kovid, por epidemiologët thonë se kjo ndihmon në tejkalimin më të lehtë të infektimit pa pasoja fatale.

Komisioni për Sëmundje Infektive do të mbajë takim gjatë javës për të shqyrtuar situatën e re epidemiologjike në vend. Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, janë bërë 2,12 milion teste, prej të cilave 330 mijë janë diagnostikuar pozitiv me virusin korona. Për këto dy vite e gjysmë në Maqedoni si të shëruar janë evidentuar 315 mijë pacientë, ndërsa mbi 9,300 kanë nderuar jetë. / Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 19:36