Covid-19, zero të ardhura për kinematë, industria e filmit i kërkon ndihmë Qeverisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 19:27

Covid-19, zero të ardhura për kinematë, industria e filmit i kërkon ndihmë Qeverisë

Kriza nga situata me virusin korona nuk ka lënë pa prekur edhe industrinë e filmit, e cila ishte dhe e para që vuajti pasojat nga masa për ndalimin e tubimeve publike. Nga shoqata e kompanive për realizimin e produksioneve filmike dhe televizive, i vlerësojnë si të pamjaftueshme masat e qeverisë këtë sektor. Sipas tyre, në këtë periudhë kompanitë nuk po realizojnë asnjë të ardhur, prandaj kërkojnë nga qeveria që të paguajnë pagë bruto për të punësuarit në këtë industri me çka do të ndihmohet në tejkalimin e kesaj situate të vështirë.

“Kërkojmë pagesa e pagave bruto të fillojë nga muaji mars sepse ne si kompani jemi të mbyllur në fund të muajit shkurt kur u mor vendim për ndalesën e tubimeve publike. Me këtë ne mbetëm pa mundësi për çfarëdo të ardhura. Ne nuk kemi mundësi për shitje online apo në sportele ndërsa kompanitë tona janë të mbyllura dhe me 0 denarë.”- tha Petar Georgievski nga shoqata e kompanive për produkcione filmike dhe televizive.

Ky sektor ka mbi 100 kompani dhe 400 të punësuar me marrdhënie të rregullt pune. Por nëse shtohet këtu edhe edhe numri i të punsuarve me me kontrata autorile, kjo industry ka më tëper se 1mijë të punësuar që po vuajnë pasojat e krizës nga Covid 19.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 19:27