COVID-i në Rumani, Gjermania i çon ushtrinë për transportimin e pacientëve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:45

COVID-i në Rumani, Gjermania i çon ushtrinë për transportimin e pacientëve

Për shkak se situata e COVID në Rumani është përkeqësuar, Gjermania ka vendosur që ta ndihmojë.

Ajo do t’i marrë Rumanisë disa pacientë për t’u trajtuar. Do jetë ushtria gjermane ajo që do të transportojë pacientë të sëmurë rëndë nga Covid-19, nga Rumania në Gjermani për trajtim.

Ushtria gjermane pohon se të gjithë personat që transportohen kanë nevojë për intubim.

Gjashtë pacientët e parë do të sillen në klinikat e qyteteve Bochum, Krefeld dhe Bergisch Gladbach si dhe në spitalin Bundesëehrit në Koblenz.

Një zëdhënës i shërbimit mjekësor të Bundesëehrit tha se ushtria po vepron me urdhër të qeverisë federale. Qëllimi i fushatës është “të lehtësojë sistemin shëndetësor rumun duke marrë përsipër pacientët e kujdesit intensiv të sëmurë rëndë nga COVID-19”.

Rumania kohët e fundit ka një incidencë prej më shumë se 1.000 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:45
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.