Covid – Teatër – 19

Covid – Teatër – 19

Në historine e teatrit (që është po aq e vjetër sa vetë historia e njeriut) duke filluar nga rrethana dhe detyra e parë që i caktoi vetë Zoti – Adamit kur e urdhëroi që të jetë “aktori” i parë që do të veprojë në teatrin e madh, të cilën më vonë gjuhët e quajtën – Tokë. Teatri në vazhdimësi ka luajtur rol fort të rëndësishëm në të luajturit pambarimisht teatër nga personazhi “njeri” në skenën e quajtur – Jetë.

Rrjedhueshëm në këtë proces jetësor teatri pandalshëm ka rrezikuar: Gënjeshtrën, të fshehtën, tradhtinë, injorancën, mediokritetin, antikulturën… Ka mbrojtur: Qytatrinë dhe të vërtëtën… Ka shpërfaqur: Letërsinë, historinë… Ka nxitur mbrënda individit zhvillimin e fantazisë, mendim i cili ndër vite kur është bërë i prekshëm është qujatur thjeshtë – Imagjinatë.

Ndër ditët që kanë zbardhur, vetë teatri ka qenë pasqyra e rrezeve të dhimbjes apo gëzimit që ka ndodhur mbrenda njeriut si aktor në tokë. Në gjithë këtë kohë teatri ka jetuar, përjatuar dhe përballuar pafund detyra dhe rrethana që e kanë rrezikuar vetë atë.

Një parashtrim modest do të mundohem ta shtjelloj më poshte:

-Është rrezikuar në vazhdimësi nga pushtete të jeshtme, besa është rrezikuar edhe nga të padenjët që kanë marë pushtet brënda tij. Ka qenë në rrezik dhe sulm të vazhdueshëm që i është bërë nga gjithë të fortët: Perandor, Mbretër, President, Kryetar, Kryeministra dhe të fortëpushtetshëm tjerë të rreshtuar sipas hierarkisë. Të njejtët duke parë teatrin si medium tek i cili do të mund t’u japin jetë “fletërrufeve” të propagandës, teatrin e kanë patur në vazhdimësi si një ndër shënjestrat kryesore. Por, ashtu siç e dimë edhe nga vetë historia teatri dhe fuqia e tij ka bërë që të njëjtëve t’ju kthehen më të fuqishme mbrapsht shigjetat, përmes pendës së baballarëve të teatrit, të cilat harkokore shigjetash ne i kuptojme fort mirë sot, kur shohim në skenë veprat që të fortpushtetshmit i kanë porositur si “fletërrufe” në favor të tyre, por në të vërtetë kanë dalë ditirambe për vetëdijësim të popullit në raport me të zezat që po ju bëhen.

-Është rrezikuar që në kohën e krijimit të shteteve nga shërbimet sekrete, ashtu siç na ka mesuar e jetuara. Si institucionet fetare edhe institucionet artistike, për ta kanë qenë një kopsht me lule tek i cili sapo është lëvruar toka, në vazhdimësitë parën kanë mbjellur luletherrat e tyre. Por sado agresive që kanë qenë luletherrat nuk kanë arritur të zhbëjnë lulet e vërteta.

-Është rrezikuar nga artisti mediokër me diplomë, i gjithë dituri i cili në orën e mjeshtërisë së aktorit i ka “ditur” të gjitha dhe nuk ka patur nevojë të mësojë, në orën e lëvizjes skenike ka lëvizur kulisën, në orën e fjalës artistke dialektin ka patur gjuhë të parë, apo në orën e regjisë ka fantazuar në vend se të imagjinojë. Për hirë të së vërtetës, ky lloj rreziku ka ardhur si potecial i sistemeve tranzitore të shkollave të artit, të cilat po aq për hirë të së vërtetës në të shumtën e rasteve janë po aq të mira apo po aq jo të mira sa edhe shkollat tjera në po të njejtat vende. Megjithatë, fushëbeteja e teatrit mediokritetin me diplomë e ka nxjerrë lakuriq duke i lënë hapsirë për vetëpëlqim deri në delir.

-Vazhdueshëm është rrezikuar nga Artisti “ I madh” (divi-divani që është mashkullorja e gjinisë femrore diva) 😉 Individi i cili pasi ka kaluar disa përkodërza në skenën e teatrit. E ndjen veten udhëheqës shpirtrorë. Ai inponohet të jetë i pari në vazhdimsi dhe në përgjithësi, ndërsa të gjithë të tjerët për tëpërgjithmonshëm janë të rinjë – dhe duhet të jenë në funksion të tijë. Divi-Dvani-Diva, vazhdon të jetë përparshëm në gjithçka edhe në përtalljen që i bëhet nga të“rinjët” e përgjithmonshëm.

-Rreziku me potencial më të madh në sasi municioni teatrit i ka ardhur nga rrjetet sociale, të cilat pasi vërtetuan që nuk e mundi dot televizioni iu sulën përbindëshëm. Por nodhi apo vazhdon të ndodhë e kundërta, lulzimi i së vërtëtës. Interneti filloi të pastrojë pluhurin apo brymën e quajtur kitch apo shunddhe një far lloji tallavajeqë kishte hyrë pa u kuptuar brënda teatrit. Me shpërthimin e kitchit dhe shundit furishëm në internet, në teatër nuk mund t’i lejosh vetes të jesh kollajshmërisht i cekët, i përgjithshëm. Individi artist nuk mund të ja dalë pac duke gatuar dhe ofruar te publiku që ka në sallëtë pathellueshmen që individi I cili është në publik të njejtën e gjen me majën e gishtit mbrënda sekondës. Teatri përveç faktit që internetin e shfrytezoi për të dërguar informacionin në lidhje me ngjarjet qe ndodhin mbrënda tij tek publiku. Njëashtu po përpiqet që rrjetet “A-Sociale” ti shfrytëzojë si pasqyrën më të shëmtuar në raport me realitetin e thelle shpirtërorë që ka për detyrë të ofrojë te publiku i cili vjen dhe ulet përballëpër të parë , dëgjuar, shijuar dhe ndjerë atë që nuk e sheh,degjon,shijon dhe ndjen dot askund përveç se në skenë.

-Po bëhet pak apo shumë kohë që po jetojmë një realitet virusal – preke-mos e prek! Teatri për vet natyrën e tij po ndjehet i rrezikuar përkohësisht.

Për t’u zhvilluar një shfaqje gjithçka fillon nga një skenë dhe një apo më shumë karrike përballë skenës. Minimumi i asaj që duhet është: Një frymorë në skenë që çuditërisht e quajnë aktor. Një frymorë në karriket përballë që çudirisht e quajnë publik. Gjithçka tjetër në teatër është riprodhim në ndihmë të gjenezës e ajo është pikërisht ngjarja që fillon dhe mund të ndodhë vetem me dy frymorët e lart-përmendur.

Pandemia është treguar aq e fushqishme sa mundi ta bëjë me teatrin atë që nuk e bënë dot gati te gjitha luftrat e zhvilluara deri tani. Marr parasysh që teatër është luajtur edhe në kohë lufte, por edhe në luftë. Arriti të ndajë nga njëri tjetri dy frymorët të cilët janë potenciali që i japin jetë ndodhisë skenike përkatësisht teatrit.

Mërzitem fort kur më shkon mendja pabesueshëm ti bej pyetje vehtes: a do ta thellojë kjo ndarje e detyruar hapsirën që shkaktohet ne mes frymorëve të lartpërmendur. Përpiqëm padijshëm të kthehem në kohë i motivuar edhe nga ajo që shoh e ndjek nga të dijëshmit. Kthehem në antikitet më pas vij deri në mesjetë! Kujtoj kohën kur në periudhën e antikitetit qytetërimi u mbulua nga një sëmundje gjenetike që erdhi si pasojë e ngjizjes së detyrueshme të shumë vajzave me të njejtin burrë përkatsisht luftarin më të fuqishëm të tufës, për të arritur tek prodhimi i fëmijëve të fuqishëm. E quaj prodhim se kjo formë vetëm prodhon nuk lind! Vij më vonë diku në shekullin e XIII-XIV në kohën e mbulimit të popullatës nga sëmundja e “murtajës së zesë” apo siç e quanin një pjesë e popullatës “sëmundja e minjëve”, (besoj nga vetë fakti se të gjitha sëmundjet e vështira me në thelb mutacione gjenetike shpërndarjen me efikase e kanë nga familja e brejtësve). Masakra që bëri murtaja e zezë ndër popull po të krahasohet me koronën kjo e fundit duket si një puhizë e lehtë plagosëse.

Me zbehjen e fuqisë së të kobshmes “murtajë e zezë” të cilës iu desh një shekull që të humbi fuqine, filloi të brejtësojë fryma më e ndritur e historisë së njerzimit : Humanizmi dhe Renesansa. Filloi atje ku kishte ardhur për her të parë në Europë përmes minjëve në anijet e luftetarëve murtaja, pra në Itali për të vazhduar në Francë, Angli e deri në vendet e lindjes por me ngjyrë tjetër. Më konkretisht ndodhi e njejta gjë që kishte ndodhur në kohën e antikitetit pas shpëtimit nga sëmundja ‘gjenetike’ që për pak e çoj atë qytetrim ne asimilim, post lulzim të kësaj shfarosje Hippolyte Tainee shihte letërsinë dhe dramaturgjinë e antikitetit. Pra, me lindjen dhe për humanizmin e renesansën fuqia filozofike e Aristotelit, fuqia teatrale e Eskilit, Sofokliut, Euripidit… nuk ishte aspak e vjetëruar – përkundrazi! Ashtu siç e njejta frymë pak më vonë në Angli mbaresi po të njejtën filozofi dhe lindi Shekspirin e madh. Pra kështu rifilloi lulzimi akoma me i fuqishëm i teatrit në Europë, madje deri në Lindjen e thellë ku filluan të riprodhohen “ditirambet” me motive nga poetët e lashtë Pers. Ishte pikërisht periudha kur klerikët fetarë patën një lloj zbutje te lehtë edhe pse të përkohshme dhe feja e pranoi teatrin si fushë e cila ka të njejtin qëllim me të, për të vetëdisuar qytetrimin mbi të vërtetën për pasojë i pranoi një linjë shejtërie.

-Për mos e zgjatur pambarimisht, sepse pafundësisht e kam zgjatur tashmë…

Dua të them që unë besoj fuqishëm që ky rrezik i përkohshëm teatrin dhe publikun do t’a rikthejë më të fuqishëm tek dashuria e tyre e përshpirtshme. Frymori Publik dhe frymori aktor do të rikthehen për të vazhduar pambarimisht aktin e tyre të dashurisë akoma me më shumë pasion, në altarin e quajtur – TEATËR!

Nga Qendrim Rijani

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Prill, 2020 21:41

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.