CR7 shkon në stërvitje katër orë para bashkëlojtarëve për përgatitje individuale

CR7 shkon në stërvitje katër orë para bashkëlojtarëve për përgatitje individuale

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është rikthyer në stërvitje te Juventus, derisa Italia po përgatitet për rifillimin e Serie A pas dyerve të mbyllura.

Dhe sipas AS, Ronaldo ishte në fushën e stërvitjes katër orë para shokëve të skuadrës, duke bërë disa trajnime dhe teste individuale.

Është thënë gjithashtu se duke u gjykuar nga rezultatet e tij, Ronaldo është rikthyer në formë më të mirë sesa ishte para pezullimit të futbollit, pasi vazhdoi regjimin e stërvitjeve intensive edhe gjatë kohës në karantinë.

Portugezi edhe në sezonin e dytë në Serie A po gëzon formë të mirë, ku ka shënuar 21 gola deri më tani, dhe është rrugës së mirë për të fituar titullin e dytë italian me Juventusin./Lajmi.net/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 3 Qershor, 2020 20:35

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.