Çuditë Yll Limani, pjesë e videoklipit të këngës së re do të jetë kjo modele

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 24 Maj, 2023 14:41

Çuditë Yll Limani, pjesë e videoklipit të këngës së re do të jetë kjo modele

Yll Limani e ka gati projektin e ri muzikor, i cili do të publikohet brenda pak ditësh.

Në paralajmërimin e tij në rrjetet sociale, këngëtari ka habitur me modelen që ka në krah, e cila do të jetë pjesë e videoklipit.

Bëhet fjalë për modelen e njohur Inge Ladd.

63-vjeçarja gëzon një karrierë të bujshme pasi ka qenë edhe imazh i shumë markave të njohura.

Në mesin e tyre, ajo njihet më shumë si imazhi i Gucci-it.

Titulli i këngës është ‘’U kry’’ ndërsa 26 maji është zgjedhur si datë për ta prezantuar për publikun.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 24 Maj, 2023 14:41