Çulev: Deklarata e Angellovkës është dëshmi për neglizhencën për të punësuarit në MPB

Çulev: Deklarata e Angellovkës është dëshmi për neglizhencën për të punësuarit në MPB

Deklarata e sotme e ministres së Financave Nina Angellovska është edhe një dëshmi për neglizhencën e qeverisë të udhëhequr nga Oliver Spasovski për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ministrja Angellovska e tha këtë që në thelb e mendon Oliver Spasovski, publikoi në profilin e tij nl Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev.

Sipas Çulevit, pikërisht Spasovski në periudhën e kaluar vazhdimisht ka potencuar se standardi i nëpunësve policorë është i rëndësishëm, por me siguri vetëm kur ai është në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Kujdesi për ta edhe për pagat e tyre përfundoi në momentin ku ai u shkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme. Për Oliver Spasovskin dhe ministrat në Qeveri është margjinalizues fakti se nëpunësit policor, 24 orë pa pushim qëndruan në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të shtetit tonë. U bëj thirrje sindikatave policore publikisht t’i kundërshtohen këtij vendimi të cilin Qeveria ka për qëllim ta miratojë, ndërsa i cili drejtpërdrejtë do të shkaktojë dëm të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Unë si ministër i Punëve të Brendshme jashtëzakonisht jam mirënjohës edhe më tej do të angazhohem që nëpunësit policorë ta marrin shpërblimin”, publikoi Çulevi.

Lidhur me deklaratën e sotme të ministres Angellovska se propozimi për shkurtim është dorëzuar nga ai. Çulevi përmendi se deri tani nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme janë shkurtuar rreth pesë milionë euro dhe shkurtimi është bërë me kërkesë së Ministrisë së Financave, ndërsa për nevojat e ribalancit të buxhetit.

“Këtë shkurtim e kemi bërë në pjesën më të madhe të zërit “shpenzime kapitale” dhe “mallra dhe shërbime” për të njëjtën të ketë efekt më të vogël negativ mbi të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Jam i vetëdijshëm se pandemia lidhur me Kovid-19 seriozisht i ka ulur të ardhurat në buxhet, por gjithashtu jam i bindur se ky shpërblim është më se i merituar dhe e njëjta do të ketë efekt motivues mbi angazhimin e mëtejshëm të nëpunësve policorë lidhur me koronavirusin”, tha Çulevi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Maj, 2020 20:44

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.