Çulev: E vërteta për shtetësinë e Onishçenkos, me poligraf

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 19:11

Çulev: E vërteta për shtetësinë e Onishçenkos, me poligraf

Hetimi për shtetësinë e dyshimtë të oligarkut ukrainas, Oleksander Onishçenko sipas ish drejtorit të Inteligjencës, Naqe Çulev duhet përfundon duke i nënshtruar të gjithë të përfshirët në këtë rast në poligraf. Çulev në emisionin ”Rruga drejt” i cili transmetohet sonte në orën 22:00 tha se Onishçenko mund të ketë për qëllim shtrirjen e ndikimit rus në vend përmes përfshirjes në biznesi energjetik.

“Sa nga këto persona të cilët kanë punuar në rastin e Onishçenkos kanë kaluar testin poligrafik? Nëse unë do ta udhëheqja hetimin, të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në rastin me Oleksandër Onishçenkon dhe kanë dhënë mendim pozitiv në krye me drejtorin e ASK-së menjëherë do t’i kisha nënshtruar në testim poligrafik. Kjo do të vërtetonte nëse bëhet fjalë për gabim me qëllim të keq, prapavijë zbuluese-inteligjente, kriminale ose lukrative apo bëhet fjalë për lëshim ose sjellje jo profesionale nga ana e ASK-së”, tha Naqe Çulev, Ish drejtor i Agjencisë së Inteligjencës. /Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 19:11

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...