Çulev: Incizimi i Mickoskit në fitnes është i vjetër

Desk
By Desk April 28, 2020 19:36

Çulev: Incizimi i Mickoskit në fitnes është i vjetër

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev thekson se incizimi në fitnes ku shihet kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është i vjetër.

Ai thotë se policët kanë biseduar me të punësuarit të cilët kanë vërtetuar se objekti nuk punon pas masave qeveritare dhe se incizimi është i vjetër për shkak nuk shijen afishet ngjitëse ku thuhet se objekti nuk punon.

“Një e punësuar ka theksuar se incizimi është nga 20.10.2019 kur për herë të fundit i ka parë në fitnes H.M dhe policët. Se bëhet fjalë për një ngjarje nga 20.10.2019 kanë deklaruar edhe policët, të cilët kanë sqaruar se atë ditë kanë siguruar një kryetar të një partie politike”, shkruan ministri.

Çulev thotë se incizimi është i vjetër për shkak se e punësuara në fitnes ka theksuar se në incizim.

Ndryshe, në incizim shihet se si Mickoski ndodhet në fitnes. Në rrjetet sociale u tha se kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka shkuar në fitnes edhe pse Qeveria dha masa për mbylljen e fitnes qendrave.

Desk
By Desk April 28, 2020 19:36