Çulev: Masat rigoroze për shkak të traditës së jetesës

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 12, 2020 17:03

Çulev: Masat rigoroze për shkak të traditës së jetesës

Kontaktet intensive mes njerëzve dhe mentaliteti i popullatës në vendin tonë i cili është mjaft shoqërues ka bërë që të ashpërsohen masat më rigoroze kundër koronavirusit. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili ka shtuar se njerëzit vështirë heqin dorë nga mënyra normale e jetesës.

Ai kanë intervistën për Radio Evropa e Lirë, ka thënë se të gjitha kapacitetet në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë vënë në funksion të përballjes me koronavirusin dhe se kjo është prioritet në veprim, por policia në të njejtën kohë është e angazhuar edhe në aktivitetet e rregullta, si mbajtja e rendit dhe qetësisë dhe përballja me të gjitha format e krimit.

Në pyetjen, përse në disa konferenca për shtyp të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, si përfaqësues i MPB-së, afër tij nuk qëndron ai, por zëvendësja Sllavjanka Petrovska, Çulev thotë se kjo është ashtu sepse Qeveria nuk i ka dëgjuar propozimet e tij dhe se deri më tani nuk e kanë thirrur në asnjë konferencë qeveritare për shtyp.

 Naqe Çulev, ministër i Punëve të Brendshme

“Megjithatë më duhet të them se jo çdoherë has dhe propozimet e mija drejtuar Qeverisë, e madje edhe dekretet të cilat i propozoj, nuk hasin në mirëkuptim nga ana e kryetarit të Qeverisë, Oliver Spasovski dhe ministrave të tjerë, kështu që shpesh më refuzohen propozime, ndërkaq sinqerisht nuk jam konsultuar për disa propozime të tyre të caktuara, dekrete, për të cilat ata bëjnë konsultime të ndërsjellta”,

Çulev shton se kjo nuk i referohet domenit të MPB-së, megjithatë, siç cekë, Qeveria për momentin ka edhe rol këshillëdhënës, por edhe ekzekutues, dhe të gjitha vendimet duhet të diskutohen dhe ndahen mes veti. Por, shton ai, se këto janë punë të cilat nuk duhet të ceken në situata kur bashkarishtë duhet të përballemi me kërcënimin nga koronavirusi. 

Enis Murtezi /SHENJA/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 12, 2020 17:03