Çulev: MBP-ja rreptësisht do të veprojë për përhapjen e lajmeve të rreme në rrjetet sociale lidhur me koronavirusin

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 22:06

Çulev: MBP-ja rreptësisht do të veprojë për përhapjen e lajmeve të rreme në rrjetet sociale lidhur me koronavirusin

Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë më të ashpër do të veprojë kundër të gjithë personave të cilët do të publikojnë në rrjetet sociale lajme të rreme të cilat do të shkaktojnë shqetësim dhe panik te qytetarët, theksoi sonte ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulevi në emisionin “Top tema” në televizionin Telma.

Një ndër obligimet e MPB-së, siç tha ai, është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa kjo është parandalimi i panikut dhe kaosit midis qytetarëve. Për këtë qëllim, shtoi ai, Departamenti për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale ka ndërmarrë aktivitete të vazhdueshme përmes ndjekjes së profileve dhe aktiviteteve në rrjetet sociale dhe konfirmim të të gjitha rasteve nëse bëhet fjalë për përhapje të lajmeve të rreme lidhur me aktivitetet që i ndërmarrin institucionet në luftën kundër përhapjes së virusit Kovid-19.

“Deri tani MPB ka parashtruar tetë njoftime përkatëse deri te PTHP, ndërsa për dy pritet përgjigje nga Fejsbuku dhe Tuiteri. Bëhet fjalë më shpesh për raste ku nxirren informacione të gabuara apo të rreme për njerëz të sëmurë nga koronavirusi. I paralajmëroj qytetarët dhe u bëj thirrje të përmbahen nga publikimi i lajmeve të këtilla të rreme për shkak se kjo përfundimisht është sjellje e papërgjegjshme dhe joetike në gjendje kur të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet shtetërore ndërmarrin aktivitete maksimale në përballjen me pasojat nga koronavirusi”, tha Çulevi, duke shtuar se ndëshkimet për një gjë të këtillë janë parashtresa deri te Prokuroria Themelore publike e cila pastaj vlerëson tillë do të ndëshkohen.

Ministri informoi se MPB-ja zbaton kontrolle në dy mënyra lidhur me lëvizjen e qytetarëve, në pajtim me planin e përgjithshëm, dhe planet e dorëzuara deri te sektorët për punë të brendshme – përmes pikave që janë vendosur në rrugët kryesore, kryesisht me qëllim kontrolli i lëvizjes të makinave dhe përmes patrullave mobile. Në territorin e të gjithë shtetit, siç informoi Çulevi, ka 156 pika në hyrje të vendbanimeve dhe në rrugët kryesore, ka zbatim të vazhdueshëm të patrullave mobile në rrugët e vendbanimeve.

Për momentin, informoi ai, vendim për mbikëqyrjen shëndetësore për izolim ka 1105 në të gjithë shtetin derisa numri i vendimeve për vetizolim është rritur në 8709. Deri më tani është konfirmuar mosrespektim nga ana e 89 personave dhe janë parashtruar 113 kallëzime penale.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 22:06