Çulev: Ndeshja Maqedoni-Kosovë mund të luhet me publik, MPB punon në masat parandaluese

Desk
By Desk March 7, 2020 19:24

Çulev: Ndeshja Maqedoni-Kosovë mund të luhet me publik, MPB punon në masat parandaluese

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Qulev vlerëson se ndeshja e futbollit Maqedoni- Kosovë, megjithëse është një rrezik i lartë sigurie, mund të luhet me publik. Nëse ndeshja do të luhet pa publik për shkak të rrezikut të mundshëm të koronavirus ai thotë se do të vendos Komiteti drejtues i udhëhequr nga ministri i Shëndetësisë.

“Nuk shoh asnjë arsye për të qenë ndeshje pa publikë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me grupet e tifozëve, ne flasim në mënyrë parandaluese. Kemi bërë një plan në nivelin e MPB-së i cili është plani për Kampionatin Evropian 2020 dhe ndërmarrim masa dhe aktivitete që ndeshja të zhvillohet në kushte më të mira nga pikëpamja e sigurisë”, tha Çulev.

Vendimi të luhet pa publik për shkak rrezikut të mundshëm nga koronavirusi, nuk e sjell Ministria e Punëve të Brendshmesh , por Qeveria.

“Kjo është në kompetencë të Komitetit drejtues dhe rol udhëheqës ka Ministria e Shëndetësisë. Në pajtim me rekomandimet e ministrit të Shëndetësisë ky vendim do të sjell Këshilli drejtues gjegjësisht do të propozojë vendim të Qeverisë. Për momentin nuk kemi indikacione se duhet shtyrje e ndeshjes së futbollit Maqedoni – Kosovë”, tha Çulev.

Desk
By Desk March 7, 2020 19:24