Çulev për ngjarjet në Strugë: Policia nuk ka mundur të reagojë më ashpër, ka mundur të eskalojë situata

Desk
By Desk May 8, 2020 22:03

Çulev për ngjarjet në Strugë: Policia nuk ka mundur të reagojë më ashpër, ka mundur të eskalojë situata

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në faqen e tij në Facebook, informon se Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me ngjarjen në Strugë, fillimisht ka vepruar në mënyrë parandaluese me qëllim të pengimit të grupimit të qytetarëve.

Ai shkruan se ka qytetarët në Strugë kanë reaguar ndaj policisë, ndërsa këta të fundit nuk kanë dashur që të përshkallëzohet situata dhe janë tërhequr.

“Ka pasur tentim që të nëpunësve policorë të pengohet përfshirja e tyre efektive në parakalimin me ç’rast kanë hasur në sjellje e cila nuk ka qenë e mundur tërësisht të pengohet me intervenim më rigoroz policor për shkak të mundësisë për reagim më të ashpër të besimtarëve dhe eskalim të situatës. SPB Strugë, masat e mëtejme për realizimin e plotë të rastit i udhëheq në koordinim me PTHP-në kompetente. Në mënyrë plotësuese nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm do të ndërmerren aktivitete me qëllim të përcaktimit të shkeljes eventuale të autorizimeve policore nga nëpunësit policorë të cilët e kanë siguruar ngjarjen konkrete”.

“Është e domosdoshme qytetarët t’i respektojnë masat me qëllim që të pengohet përhapja e mëtejme e koronavirusit. Distanca sociale, përdorimi i pajisjes mbrojtëse dhe respektimi i vendimeve për grupim janë të domosdoshme me qëllim të pengimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19”, thekson Çulev.

Ai në fund shton se Ministria e Punëve të Brendshme, edhe në të ardhmen do t’i ndërmarrë të gjitha masat me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

Desk
By Desk May 8, 2020 22:03