Çulev: Situata në terren është e qetë, shumica e qytetarëve i respektojnë masat

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 10:58

Çulev: Situata në terren është e qetë, shumica e qytetarëve i respektojnë masat

Nëpunësit e policisë nuk janë vetëm në kryerjen e obligimeve të tyre, këtu është mbështetja nga unë dhe mbështetja nga të gjithë qytetarët të cilët duke respektuar vendimin e Qeverisë tregojnë respekt të jashtëzakonshëm drejtë personave të uniformuar të cilët kujdesen për sigurinë dhe shëndetin tonë.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev gjatë vizitës së mbrëmshme në punktet e policisë në territorin e Qytetit të Shkupit, përmes së cilave nëpunësit e policisë e kontrollojnë zbatimin e vendimit të Qeverisë me të cilin kufizohet lëvizja e qytetarëve në periudhën prej orës 21 deri në orën 6.

Gjendja në teren, siç theksoi Çulevi, është e qetë dhe pjesa më e madhe e qytetarëve e respektojnë vendimin e Qeverisë.

Sipas ministrit Çulev, me mbështetje të fuqishme të ndërsjellë mundemi bashkërisht të kontribuojmë në luftën kundër virusit, i cili është kërcënim për shëndetin dhe jetët tona, dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të rrinë në shtëpitë e tyre, për shëndetin e tyre dhe për jetën e tyre.

“Ministria e Punëve të Brendshme sonte do të veprojë në mënyrë parandaluese, gjegjësisht do t’i paralajmërojë qytetarët të cilët e shkelin kufizimin për lëvizje, ndërsa gjatë ditës së nesërme nëpunësit e policisë do të ndërmarrin masa për sanksionimin e qytetarëve”, theksoi Çulevi gjatë vizitë së mbrëmshme.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 10:58