Çulevi propozon që kufizimi prej orës 19 deri në orën 5 të vlejë edhe gjatë fundjavave

Desk
By Desk April 21, 2020 20:42

Çulevi propozon që kufizimi prej orës 19 deri në orën 5 të vlejë edhe gjatë fundjavave

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev vlerëson se masat për kufizimin e lëvizjes duhet të lehtësohen. Propozimi i tij është që lëvizja të jetë e kufizuar prej orës 19 deri në orën 5 dhe kjo të vlejë edhe gjatë fundjavave. Më të moshuarit do të lëviznin prej orës 5 deri në orën 12, ndërsa më të rinjtë prej orës 13 deri në orën 19.

Këtë propozim, siç deklaroi sonte në emisionin “Top tema” do ta japë në mbledhjen e nesërme qeveritare.

“Masa për ndalesë të lëvizjes është vendosur më 22 mars dhe tashmë kaluan 30 ditë. Fundjavën e kaluar kishte kufizime më të gjata të lëvizjes prej 85 orëve dhe si Ministri e Punëve të Brendshme e cila për çdo ditë është e pranishme në terren mund të vërtetonim se ka ndikim të rritur negativ ndaj gjendjes sociale te qytetarët, ndjehej tension. Njëkohësisht edhe ndërgjegjja te qytetarët sa i përket mbrojtjes sociale është në nivel shumë të lartë. Kështu që duke u nisur nga këto dy aspekte, ndërsa edhe nga ajo se nuk ka ndonjë rritje dramatike të numrit të të infektuarve, vlerësoj se kufizimi i lëvizjes duhet të jetë prej 19 deri në 5 dhe kjo të vlejë edhe për fundjavat”, tha Çulevi.

Paralajmëroi se do të propozojë edhe heqjen e ndalesës së lëvizjes nëpër parqe dhe pyje, por gjatë kësaj të barten pajisje mbrojtëse.

“Unë jam që të barten pajisje mbrojtëse, por në favor të kësaj të lehtësohet kufizimi i lëvizjes. Normal të respektohet edhe rekomandimi për mbajtjen e distancës prej dy metrave”, theksoi Çulevi.

Desk
By Desk April 21, 2020 20:42