Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Opinione
  • Çun Lajçi vlerëson lartë punën e Artan Grubit: Vazhdo…

Çun Lajçi vlerëson lartë punën e Artan Grubit: Vazhdo…

Redaksia 5 ditë ago

Pas akademikut Izet Zeqiri i cili përmes një shkrimi në faqen e tij në facebook vlerësoi lartë angazhimin e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi kur fliste për nëpunësit administrativ e të cilët i sistemoi për kohë rekord dhe për zgjidhjen e problemit me shtrembërimet historike për shqiptarët në tekstet shkollore, sot Grubin e ka inkurajuar edhe aktori i mirënjohur shqiptar Çun Lajçi, duke e porositur Grubin që të vazhdon me punë.

Ky është komenti i Lajçit në një nga postimet e Grubit:

Përshëndetje i nderuari Artan,

Vazhdo me punë, vazhdo të jesh afër përfaqësuesit më të denjë të shqiptarëve të RMV-së, z. Ali Ahmeti, vazhdo të hapësh rrugë si asnjë para teje.

Qentë le të lehin, me rëndësi është që karvani të ec e mos të ndalet…

Çun Lajçi vlerëson lartë punën e Artan Grubit

Që nga marrja e detyrëz, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i sistemit politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive, Artan Grubi është duke treguar dinamizëm në punë, duke intesifikuar strategjinë politike dhe programin e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ishte ish deputeti, Izet Zeqiri që vlerësoi lartë angazhimin e Artan Grubit në cilësinë e zëvendëskryeministrit të parë, kur fliste për administratorët që i sistemoi për pak kohë, dhe duke aluduar në zgjedhjen e problemit me librat shkollore kontestuese për shqiparët.

“Nëse Zëvendës Kryemistri Artan Grubi meret me problemin e librave kam besim se deri në shtator e zgjidh problemin. Unë nuk e njohë personalishtë dhe nuk kam ndonjë komunikim. Por ai e dëshmoi veten me administratorët që i sistemoi për pak kohë. Këtë nuk e realizuan mbi dhjetë vjet shumë Zëvendës Kryeministra dhe ministra shqiptarë, që me vite i shkonin vërdallë problemit pa u marë me atë. Artani për dy muaj 1.349 nëpunësit administrativ të punësuar përmes programit K5 tashmë artiti t’i shpërndan në 237 institucione organe të pushtetit shtetëror dhe lokal dhe në organe të tjera shtetërore”, nënvizoi ish deputeti i RDK, partia që atë kohë drejtohej nga Rufi Osmani.

E pikërisht për këtë problematikë, Zëvendës Kryemistri Artan Grubi realizoi takim me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe ish ministrin dhe deputetin Arbër Ademi, ku diskutuan për reformat në arsim dhe largimin sistematik të jo konsekuencave në librat shkollor.

Në takim u dakordua që në përputhje me Ligjin për librat shkollor për arsim fillor dhe të mesëm të shqyrtohen dhe korrigjohen parregullsitë dhe padrejtësitë në të gjitha tekstet shkollore duke nisur menjëherë nga libri i gjeografisë për vitin e dytë të shkollës së mesme.

Gjatë periudhës në vijim do të shqyrtohen të gjitha tekstet shkollore me qëllim që njëherë e mirë tu jepet fund këtyre dukurive, përkatësisht shtrembërimeve nëpër këto libra shkollor. FLAKA

Continue Reading

Previous: Edhe e shtuna ditë pune për Artan Grubin
Next: Rasti i Bashkësisë paralele islame: Procedurë kundër Donçevskës

Të ngjashme

1111REDAKT...vaksinimi-shpetim-per-turizmin-750x430 Vaksinat shpëtojnë turizmin

Vaksinat shpëtojnë turizmin

Redaksia 56 minuta ago
Skender-Rexhepi-696x463-1-3bi1lednkx07pk6mvcrvgq Rexhepi: Mijallkov duhej të dërgohej në burgun e Shutkës, jo në arrest shtëpiak

Rexhepi: Mijallkov duhej të dërgohej në burgun e Shutkës, jo në arrest shtëpiak

Redaksia 1 orë ago
Gordana-Siljanovska-e1612177663222-780x470-1 Davkova: VMRO ka legjitimitet të plotë për të mbledhur nënshkrime kundër ligjit për regjistrim

Davkova: VMRO ka legjitimitet të plotë për të mbledhur nënshkrime kundër ligjit për regjistrim

Redaksia 1 orë ago

TË FUNDIT

503326-DqPHXAM9h2 Kia, një automjet siç nuk e kemi parë më herët

Kia, një automjet siç nuk e kemi parë më herët

2 Është sikur të jesh atje: Sony po punon në një pajisje të re

Është sikur të jesh atje: Sony po punon në një pajisje të re

1 Facebook-u premton 1 miliard dollarë investime për gazetarinë

Facebook-u premton 1 miliard dollarë investime për gazetarinë

3 Antitrupat ndaj COVID-19 mund të mbrojnë nga ri-infektimi më vonë

Antitrupat ndaj COVID-19 mund të mbrojnë nga ri-infektimi më vonë

2 Mbi 2.5 milionë viktima në të gjithë botën nga koronavirusi

Mbi 2.5 milionë viktima në të gjithë botën nga koronavirusi

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.