CYBER TERROR/Një miliard telefona Android të hakerueshëm

Linda Limani
By Linda Limani March 8, 2020 11:05

CYBER TERROR/Një miliard telefona Android të hakerueshëm

Mbi një miliard përdorues të telefonëve dhe tabletëve që përdorin sistemin android rrezikojnë të hakohen.

Dy ndër pesë përdorues androidi nuk po merr përditësimet thelbësore të sigurisë nga Google. Në këtë përfundim doli një hetim sipas të cili kjo i vendos pajisjet përballë një sulmi të madh kur mund t’u vidhen të dhëna dhe t’u bëhen shantazhe përdoruesve. Pa një përditësim sigurie, një haker mund të hyjë lehtë në telefonin tuaj dhe mes këtyre modeleve të vjetër që nuk përditësohen më nga Google janë edhe LG, Motorola, Samsung apo Sony, me disa pajisje që shiten ende online. Në rrezik janë Androidët që kanë dalë deri më 2012. Por nuk përjashtohen edhe modele më të reja. Në Britaninë e madhe po i kërkohet qeverisë që të sigurohet se prodhuesit të jenë më transparentë rreth përditësimeve të sigurisë në pajisjet e mencura dhe impaktin që kanë te konsumatorët. Nëse e keni telefonin më të vjetër se 2 vjet duhet ta kontrolloni nëse përditësohet në një version më të ri androidi.

Kjo bëhet te Settings, System, Advanced, System Update. Nëse ke një version përpara Android 7.0 përpiqu ta përditësosh (update). Nëse nuk mund ta bësh këtë, atëherë merr në konsideratë mundësinë që je përballë një rreziku më madh duke përdorur pajisjen tënde. Më të rrezikuar janë pajisjet me Android 4 ose më të hershëm. Llogaritet se vetëm 10.4 % e pajisjeve me sistem Android përdorin Android 9.0 Pie. Dhe numri është i ulët pasi shumë telefonë android nuk prodhohen vetëm nga google. Shifra është më e ulët në krahasim Iphone sepse Apple i prodhon të gjithë vetë. 77% e pajisjeve me IOS përdorin softuerin më të ri IOS 13.

Linda Limani
By Linda Limani March 8, 2020 11:05