Dafina Zeqiri publikon klipin e ri “Murder on the dancefloor”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 23:40

Dafina Zeqiri publikon klipin e ri “Murder on the dancefloor”

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar klipin e saj më të ri nga albumi i fundit “Dafinë Moj”.

Bëhet fjalë për këngën “Murder on the dancefloor”, e cila vjen në bashkëpunim me kreperin e ri, Ron.

Kënga është punuar nga Roni dhe Dafina, gjersa kjo e fundit e ka shkruar edhe tekstin në bashkëpunim me reperin Elinel.

Klipi i këngës ndërkohë është mjaft provokues dhe protagoniste në të është bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj.

Arta e cila prej ditësh publikonte fotografi provokuese nga xhirimet, erdhi me një performancë mjaft atraktive dhe provokuese në bikini të gjelbra neoni.

Jo më pak ngacmuese duket të jetë edhe paraqitja e Dafinës në këtë klip, e cila shfaqet në disa skena mjaft ‘të nxehta’ me një vajzë.

Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit Kotorri.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 23:40
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.