Dafina Zeqiri së shpejti publikon ripërpunimin e këngës “Vuj Vuj Vuj”

Desk
By Desk November 20, 2020 22:51

Dafina Zeqiri së shpejti publikon ripërpunimin e këngës “Vuj Vuj Vuj”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri është ndër më të pëlqyerat kohëve të fundit.

Ajo po sjell projekte të ndryshme, përfshirë edhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës shqiptare.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur se po sjell projektin e ri.

Bëhet fjalë për ripërpunimin e këngën “Vuj Vuj Vuj”, që ajo e publikoi rreth 11 muaj më parë.

Deri më tani në platformën digjitale YouTube, kënga ka marrë rreth 20 milionë klikime, kurse dëgjohet edhe në ditët e sotme.

Ndërkaq, lajmin për ‘remix’ e kanë pritur mirë admiruesit e muzikës së saj, teksa mezi presin publikimin. 

Desk
By Desk November 20, 2020 22:51