Daimler parashikon fitime të mëtejshme nga shitjet në Kinë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 13 Dhjetor, 2019 22:51

Daimler parashikon fitime të mëtejshme nga shitjet në Kinë

Prodhuesi gjerman i makinave Daimler, parashikoi një fitim të mëtejshëm në shitjet e makinave luksoze në Kinë, pavarësisht një rënieje në tregun më të madh në botë të makinave.

“Kina është ende një motor zhvillimi për ne”, deklaroi Hubertus Troska, një anëtar i bordit të Daimler, që është prodhuesi i makinave Mercedes Benz.

Ai theksoi se kërkesa në këtë sektor është shumë e madhe dhe si rezultat çon në mundësi të mëtejshme rritjeje për Mercedes.

Por ai shtoi se kjo rritje ndoshta nuk do të jetë në të njëjtat nivele të larta si vitet e kaluara./ATSH/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 13 Dhjetor, 2019 22:51

ETC FESTON