Dakordohet çmimi i blerjes së lakrës deri më 20 prill prej minimum 15 denarë për kilogram

Dakordohet çmimi i blerjes së lakrës deri më 20 prill prej minimum 15 denarë për kilogram

Çmimi i blerjes së lakrës deri më 20 prill do të jetë minimum 15 denarë për kilogram, kjo sot është dakorduar në takimin e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski me blerësit e lakrës.

Siç kumtoi MBPEU, vendimi i tillë është për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe pasojave nga paraqitja e koronavirusit ndaj sektorit të bujqësisë.

“Inspektorati shtetëror për bujqësi, në këtë periudhë do të kryejë kontrolle të përforcuara, me qëllim që të mos ketë manipulime me çmimin e dakorduar minimal. MBPEU është në komunikim të vazhdueshëm me prodhuesit, blerësit dhe eksportuesit e të gjitha prodhimeve bujqësore, me qëllim që të ketë eksport pa pengesa”, theksohet në kumtesë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 19:32

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.