Dalja e audios nga Komisioni i mbyllur, Xhaferi: Do të presim raportin hetimor nga MPB

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:51

Dalja e audios nga Komisioni i mbyllur, Xhaferi: Do të presim raportin hetimor nga MPB

Kuvendi do të presë raportin zyrtar nga Ministria e Brendshme dhe do ta informojë publikun se çfarë ka ndodhur të premten në seancën e mbyllur të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe nëse ka ndonjë përgjegjës për incidentin në kanalin e Kuvendit në YouTube të premten e kaluar, kur u publikua audio nga një pjesë e prezantimit të drejtorit të ASK-së, Viktor Dimovski, për rastin “Onishçenko”, edhe përkundër faktit se seanca ishte e mbyllur për publikun. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, thotë se njëherë duhet të përcaktohet nëse ka pasur ndërhyrje nga jashtë, është përgjuar ose jo, apo ka pasur ndonjë gabim.

VMRO-DPMNE: Pengim për vazhdimin e punës së Komisionit

Por, nga VMRO-DPMNE shohin inskenim të situatës për të penguar punën e komisionit që udhëhiqet nga opozita.

“Nuk kishte rrugë tjetër për të penguar punën e komisionit përkatës mbikëqyrës përveçse të inskenohet një incident dhe më pas të kemi këtë konkluzion me të cilin duhet të kontrollohen ndërmjet tyre ata që e shkelin ligjin. Kryetari i Kuvendit, i cili është nga mazhoranca, thotë se komisioni i udhëhequr nga opozita nuk do të vazhdojë derisa hetimi të përfundojë me raportin MPB, e cila gjithashtu udhëhiqet nga një ministër i mazhorancës dhe teorikisht hetimi mund të zgjasë 2 vjet, kjo do të thotë se nuk do të ketë komision për dy vjet.”,- deklaroi Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.

Lidhur me kërkesën për ndërtimin e një “salle të shurdhër”, kryetari i Kuvendit bëri të ditur se deri më tani janë bërë pesë thirrje për prokurim publik, por për shkak të mosplotësimit të specifikacionit teknik, prokurimi nuk mund të realizohet. Për këtë qëllim Kuvendi ka planifikuar 33 milionë denarë, ndërsa është paraparë të përshtatet një hapësirë brenda Kuvendit e ashtuquajtur “dhomë e shurdhër”, e cila nuk do të ketë kontakt me muret e jashtme.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:51

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare