Për herë të parë që nga pavarësia e vendit, kryeqendrën do ta drejtoj një grua. Bëhet fjalë për Danella Arsovska, e cila me 28 mijë vota dallim, fitoi ndaj kundërkandidatit të saj Petre Shilegov, kyetar i deritanishëm në Qytetin e Shkupit.
“Nuk mund ta shpreh gëzimin tim,nuk mund ta shpreh respektin tim,nuk mund ta shpreh me fjalë atë që ju shkupjanët e mbështetët vizionin tim. I përkrahët projektet të cilat i nënvizova gjatë kësaj fushate. Por para së gjithash që vendosët të besoni në njerëzinë,që bëtë me dije se jeni kundër fushatave të errëta dhe që më dhatë besimin tuaj për të udhëhequr me Qztetin e Shkupit dhe të jem njeriu juaj në qytet.”, tha Danella Arsovska, kandidate e pavarur për kryetare të Shkupit e përkrahur nga VMRO-DPMNE.
Gjat mandatin të deritanishëm aritëm ta kthejmë Shkupin në një kahje tjetër, nga e cila kthim prapa ska, theksoi Petre Shilegov i cili e uroi Arsovskën për fitoren e saj.
“Kemi lënë gjurmë të pa shlyera, bulevardet tona,urat tona,kejet tona,kulmet e gjelbërta të cilat askush nuk mund ti zhdukë. Më vjen mirë që Shkupin e lam në pozitë në të cilën është e lehtë të zhvillohet më tej. Ne do të jemi këtu edhe më tutje për të gjitha forcat progresive për Shkupin, ta vazhdojmë luftën për Shkupin me qëllim që të rritet në një qytet të zhvilluar dhe modern dhe nuk do të lejojmë të ndodhin dhunime të qytetit si në të kaluarën.”, tha Petre Shilegov, kandidat për kryetar të qytetit të Shkupit nga LSDM.
Gjatë fushatës të dy kandidatët prezentuan programe për zgjidhjen e probleme të njejta, por me dallime në mënyrën e realizimit. Shilegov premtoi që zgjidhjen e e transportit urban ta bëjë me vendosjene Tramvajëve ndërsa Arsovska premtoi Eko autobus dhe transport publik pa pagesë. Tani fjalën e ka kryetarja e re e Shkupit./ Tvm2