Daniel Serve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut: Më 5 maj le të fitojë më i miri

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 19:35

Daniel Serve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut: Më 5 maj le të fitojë më i miri

Lidhur me numrin thuajse të barazuar të votave të marra në votimin e së dielës të kandidatëve kryesor presidencial, Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM-ja në pushtet dhe Gordana Siljanovska-Davkova, e propozuar nga VMRO-DPMNE në opozitë, analisti politik Daniel Server deklaroi se në demokracitë e vërteta zgjedhjet fitohen dhe humben.

“Le të fitojë më i miri. Prandaj ekzistojnë zgjedhjet, që të fitohet dhe humbiset. Nuk e kam ndjekur fushatën që të tregoj për aftësinë e të gjithë kandidatëve por do ta them këtë: Me entuziazëm të madh e mbështes Marrëveshjen e Prespës”, deklaroi Server për MIA-n.

Sipas tij, shumë faktorë mund të ndikojnë në garën zgjedhore në raundin e dytë të caktuar për më 5 maj. “Votuesit shqiptarë janë një ndër faktorët dhe partitë e tyre duhet t’i inkurajojnë të dalin dhe të votojnë. Shpresoj se do ta bëjnë atë”, deklaroi Server për MIA-n.

Server është profesor në Universitetin për studime ndërkombëtare zhvillimore “Xhon Hopkins” në Uashington dhe shquhet si njohës i mirë i punëve në Ballkan.

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 19:35