Daniel Sturridge mbetet pa skuadër në mes të sezonit

Desk
By Desk March 2, 2020 20:04

Daniel Sturridge mbetet pa skuadër në mes të sezonit

Daniel Sturridge dhe Trabzonspori kanë prishur me marrëveshje kontratën 3-vjeçare që nënshkruan 8 muaj më parë.

Sulmuesi anglez firmosi në Turqi, pasi e mbylli përvojën me Liverpoolin në fund të sezonit të kaluar, dhe kishte parashikuar qëndrimin në vendin ballkanik deri në verë të vitit 2022.

Krejt papritur, palët ranë dakord që bashkëpunimi mes tyre të ndërpritej në mes të sezonit, në një moment kur futbollisti nuk mund të nënshkruajë me asnjë skuadër tjetër,

Sturridge luajti 55 minuta në takimin me Besiktasin (2-2), më 22 mars, pa mundur të shënonte, ndërsa në 16 sfida në total në këtë sezon e ka gjetur shtatë herë rrjetën.

30-vjeçari duhet të presë përfundimin e sezonit për të gjetur një destinacion të ri në Europë, por ekziston mundësia që ai të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të luajtur në MLS, pasi merkatoja përtej Atlantikut do të jetë e hapur deri më 5 maj.

Desk
By Desk March 2, 2020 20:04