DAP-i i dorëzoi fletëparaqitjet vjetore të tatimeve, qytetarët t’i kontrollojnë deri më 31 maj

Desk
By Desk May 10, 2020 15:14

DAP-i i dorëzoi fletëparaqitjet vjetore të tatimeve, qytetarët t’i kontrollojnë deri më 31 maj

Drejtoria e të Ardhurave Publike i përgatiti dhe ua dorëzoi qytetarëve fletëparaqitjet vjetore të tatimeve për vitin 2019. Prej atje iu bëjnë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të regjistruar në sistemin “E-tatimi Personal” që të kontrollojnë fletëparaqitjet vjetore të tatimeve për vitin 2019 përmes profileve të tyre shfrytëzuese.

Qytetarët siç bëjnë të ditur nga DAP-i, mund të konfirmojnë ose korrigjojnë fletëparaqitjet vjetore të tatimeve për vitin 2019, më së voni deri sa të skadojë afati i fundit 31 maji i vitit 2020.

Pas skadimit të afatit ligjor më 1 qershor 2020, fletëparaqitjet vjetore të tatimeve do të marrin statusin e fletëparaqitjeve përfundimtare të tatimeve, sipas statusit të fundit të fletëparaqitjes së fundit vjetore – e konfirmuar ose korrigjuar, ndërsa në mënyrë zyrtare do të konfirmohen edhe ato fletëparaqitje vjetore të tatimeve, të cilat nga ana e personit fizik as nuk janë konfirmuar, e as nuk janë korrigjuar.

Fletëparaqitjen vjetore të tatimeve për vitin 2019 të cilin qytetari e ka korrigjuar, ndërsa ka marrë statusin e fletëparaqitjes përfundimtare tatimore, do të miratohet nga personi zyrtar i Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Nëse personi zyrtar nuk e miraton regjistrimin do të vijojë sjellja e Vendimit për konfirmimin e tatimit të fitimit për vitin 2019.

 
Desk
By Desk May 10, 2020 15:14