DAP kontrolle në kompaninë e autobusëve “Makekspres”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Nëntor, 2022 22:12

DAP kontrolle në kompaninë e autobusëve “Makekspres”

Pasi sot Shkupi u bllokua nga dhjetëra autobusë urbanë të dy shoqatave transportuese private, si shenjë pakënaqësie për mosmarrje të pagave në katër muajt e fundit nga ndërmarrja që vepron në kuadër të Komunës së Shkupit.

Drejtoria e të Ardhurave Publike, siç mëson TS ka reagur menjëherë dhe Inspektorët e DAP janë dukr kryer kontrollë në Ndërmarrjen Publike për Komunikacion, në “Slloboden Prevoz” dhe në “Makekspres”.
Pas përfundimit të procedurave inspektuese, Drejtoria e të Ardhurave Publike do të del edhe me raport zyrtar në lidhje me punën e tyre, për respektimin e dispozitave ligjore dhe konstatimeve se a ka pasur parregullsi gjatë kryerjes së veprintarisë së tyre.

Nga ana tjetër kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka bllokuar pagesën pasi pretendon se transportuesit privatë kanë bërë keqpërdorime në pesë vjetët e fundit.

“Më duhet t’i dëshpëroj drejtuesit e shoqatave të transportuesve privatë pasi, as qyteti i Shkupit, dhe as ndërmarrja e transportit publik, nuk do të jenë pjesë e skemës kriminale që ka funksionuar nga viti 2017. Ata në pesë vjetët e fundit nuk kanë raportuar asnjë biletë të shitur në autobusët që lëvizin në linjat e qytetit. Bëhet fjalë për miliona para të qytetarëve që dikush i ka futur në xhep”, ka deklaruar Arsovska.

Transportuesit privatë, në anën tjetër, kanë hedhur poshtë këto akuza, duke fajësuar Arsovskën për kaosin në rrugët e Shkupit.

“Kemi ardhur në një situatë që të mos mundemi të ushqejmë familjet tona. Ka disa muaj që nuk janë bërë pagesat për punën që kemi bërë. Gjendjen edhe më shumë e kanë përkeqësuar deklaratat nebuloze të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska për gjoja shpërdorime nga transportuesit privatë. Janë akuza të ulëta, të pabaza, gënjeshtare dhe tendencioze”, ka deklaruar Kemal Muriq, përfaqësues i transportuesve privatë.

Këto shoqata u kanë kërkuar falje qytetarëve për ndërprerjen e transportit dhe vonesat e shkaktuara, por kanë thënë se grevën dhe bllokimin e rrugëve e shohin si mundësi të fundit për të marrë parat e tyre./TS/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Nëntor, 2022 22:12