DASH pas dorëheqjes së Zaev: SHBA-të do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Qeverinë për në rrugën drejt BE-së

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 21:00

DASH pas dorëheqjes së Zaev: SHBA-të do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Qeverinë për në rrugën drejt BE-së

Departamenti Shtetëror për “Zërin e Amerikës” u shprehën se “SHBA-të presin që ta vazhdojnë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut në fushat me interes të përbashkët”.

“Ambasada amerikane i ndjek ngjarjet në rreth të dytë në zgjedhjet lokale duke përfshirë edhe dorëheqjen e dhënë të kryeministrin Zoran Zaev”, deklaroi për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i Departamentit Shtetëror.

Në deklaratë thuhet se “SHBA-të e konsiderojnë Maqedoninë e Veriut si partner të besueshëm në rajon dhe me padurim presin të vazhdojë bashkëpunimi me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në fushat me interes të përbashkët deri sa vazhdon me përparimin që arriti drejt integrimit euroatlantik”.

Ndryshe, Zaev pas shpalljes së rezultateve zgjedhore dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, ndërsa sot Qeveria doli me deklaratë se shumica qeveritare është stabile dhe se do të vazhdohet me qeverisje.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 21:00
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.