Data për çeljen e bisedimeve me BE-në, Peterle: Argumentet në favor të Maqedonisë

Redaksia
By Redaksia 10 Prill, 2019 20:07

Data për çeljen e bisedimeve me BE-në, Peterle: Argumentet në favor të Maqedonisë

Eurodeputeti slloven, Allojz Peterle, gjykon se Maqedonia ka të gjitha argumentet në anën e vet që në qershor të marrë vendim pozitiv për fillimin e negociatave. Sipas tij, do të ishte jokorrekte, e padrejtë dhe e pandershme, që Maqedonia e Veriut të mos marrë datën për fillimin e negociatave në qershor.

“Unë mendoj se Maqedonia e Veriut i ka të gjitha argumentet në anën e saj që në qershor të fillojë me bisedimet. Ky është fillimi, nuk është fundi i procesit. Është punuar shumë. Situata e brendshme është më e mirë. Marrëdhëniet dypalëshe janë më të mira. Po punohet shumë në reforma. Qeveria dhe opozita po bashkëpunojnë për çështje të rëndësishme. Kështu që unë mendoj se pashë shumë vite në dhomën e pritjes, ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të kalojë në fazë të re të marrëdhënieve me BE-në”,- u shpreh eurodeputet slloven, Alojz Peterle.

MOSAVANCIMI, SHANS PËR KUNDËRSHTARËT

Por, a do t’i dëgjojnë vendet anëtare rekomandimet e eurodeputetëve?! Peterle thotë se vendet anëtare duhet të jenë koshiente se mosavancimi i Maqedonisë së Veriu drejt BE-së mund të shfrytëzohet nga ata që nuk luanin me Evropën dhe kjo mund të sjellë pasoja të dëmshme.

“Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm në pasojat e vendimit në qershor. Unë jam optimist dhe do të punoj për vendim pozitiv në qershor. Një ndër arsyetimet që të mos nxitohet me datë për bisedime, posaçërisht nga ana e Francës dhe Holandës janë zgjedhjet e radhës europine, në të cilat pritet avancimi i euroskeptikëve”,- tha eurodeputeti slloven, Alojz Peterle.

Gjithsesi, Peterle konsideron se vendi ynë edhe në përbërjen e ardhshme të Parlamentit Evropian do të ketë përkrahjen e eurodeputetëve, pasi vendi ka përkrahjen e fuqishme të vendeve anëtare dhe vazhdon të mbisundojë një atmosferë pozitive. (TVM2)

Redaksia
By Redaksia 10 Prill, 2019 20:07