Daut Dauti: Kursi për Evropë, determinues për zgjedhjet e ardhshme

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Janar, 2023 14:20

Daut Dauti: Kursi për Evropë, determinues për zgjedhjet e ardhshme

“Një front parazgjedhor, ka gjasë të krijohet pikërisht mbi këtë bazë, Fronti për Evropë, që po e paralajmëron edhe lideri i BDI-së, si një formulë pragmatike unifikimi rreth një ideje e një qëllimi”

Shkruan: Daut Dauti

“Si po afrohet pranvera e vendimeve të mëdha, gjithnjë e më shumë po bëhet ndasia në grupin pro-BE dhe tjetrin. Dikush do të thotë s kjo ndasi nuk ekziston, sepse përjashtuar një parti parlamentare, Të Majtën, të gjithë janë për BE, por në publik dhe në fjalorin politik, gjithnjë e më shumë i mëshohet këtij teli.”, ka shkruar publicisti Daut Dauti në kolumnën e sotme në gazetën Koha, “Kujt do t’i mbetet “jadeci”?

“Duket se dilemat “me rusët a me amerikanët”(aluzion nga paslufta e dytë botërore për shumë vende), do të jetë kyçi i zgjedhjeve të ardhshme që pritet të jenë në pranverën e 2024-tës. Një front parazgjedhor, ka gjasë të krijohet pikërisht mbi këtë bazë, Fronti për Evropë, që po e paralajmëron edhe lideri i BDI-së, si një formulë pragmatike unifikimi rreth një ideje e një qëllimi.”, shkruan Dauti.

Në këtë mënyrë, do t’i jepte peshë edhe votës, sepse, shton ai, “partitë që do ta formonin mund të mos humbnin shumë vota për shkak të modelit zgjedhor, ndërsa në anën tjetër, të jemi të sinqertë, partitë që do të mbeteshin në anën tjetër, do të ishin paksa të distancuara nga ideja e BE-së, imazh ky që do t’u mbetej me mosvotimin e ndryshimeve kushtetuese”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Janar, 2023 14:20

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare