David Beckham shpenzon shumë para për të birin e tij

Desk
By Desk March 3, 2020 22:58

David Beckham shpenzon shumë para për të birin e tij

Ish-futbollisti David Beckham dhe dizajnuesja e modës Victoria, po planifikojnë të shpenzojnë rreth 100,000 funte për datëlindjen e djalit të tyre.

Familja Beckham tashmë kanë kursyer gjithçka për 7 mars, për nder të birit të tyre që po përpiqet të bëjë një karrierë si fotograf në Amerikë.

Datëlindja do të festohet në pronën familjare të çiftit të famshëm.

Shumë përpjekje janë bërë për ditën e madhe të Brooklyn dhe ai është shumë i emocionuar, shkruan gazeta britanike “Sun”.

Yje të famshëm botërore do të jenë pjesë e festës, përfshirë edhe të dashurën e Brooklyn, Nicole Peltz (25), me të cilën së fundmi shijoi Parisin në javën e modës.

Desk
By Desk March 3, 2020 22:58