Dea Mishel: Kur isha në BBVA, prindërit e mi morën kërcënime me jetë për mua

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 24 Maj, 2023 15:30

Dea Mishel: Kur isha në BBVA, prindërit e mi morën kërcënime me jetë për mua

Moderatorja dhe njëheri aktorja si dhe finalistja e katërt e edicionit të fundit të Big Brother Vip Albania.

Së fundmi ajo në një intervistë për televizionin Top Channel në emisionin “Wake Up” ka folur më gjerësisht për eksperiencën e saj në shtëpinë e famshme.

Përveç përkrahjes që mori, Dea Mishel ishte gjithashtu një prej banoreve më të “sulmuara”, madje ajo tregoi se prindërit e saj në shumë raste janë kërcënuara derisa ajo ishte brenda BBVA.

“Po, unë kam marrë kërcënime ndoshta më shumë se të gjithë kur kam qenë brenda shtëpisë, në momentin e nominimit. Prindërit e mi kanë marrë kërcënime me jetë, ne të dimë shtëpinë, e dimë ku jeton, do vijmë të të vrasim”, tha Dea Mishel.

 Përveç kësaj, ajo u shpreh se kërcënimet për të kanë vazhduar edhe pasi doli nga shtëpia e BBVA.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 24 Maj, 2023 15:30