Debat për propozim ligjin për punë të jashtme

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 15:03

Debat për propozim ligjin për punë të jashtme

Përplasje mes Ministrisë së Jashtme dhe sindikatave të diplomatëve rreth propozim-ligjit të ri për punë të jashtme, i cili synohet ta miratohet tani që vendi ndodhet në periudhën para zgjedhjeve. Ministri, Nikolla Dimitrov thotë se propozim-ligji i ri do ta reformojë shërbimin diplomatik në përputhje me stadardet evropiane si dhe do të krijojë bazë për meritokraci. Por Kryetari i Sindikatës së shërbimit diplomatik të Maqedonisë, Refet Hajdari është kundër ndarjes së të punësuarve.

Me Ligjin parashikohet vendosje e 3 kategorive të të punësuarve: diplomatë, të cilët i realizojnë të drejtat dhe detyrimet e punës në përputhje me Ligjin për Punë të Jashtme, ndërsa për çështjet që nuk rregullohen me këtë ligj zbatohet Ligji për marrëdhënie pune; shërbyes administrativë, shërbyes profesional dhe shërbyes ndihmës-profesional për të cilët do të vlejnë ligjet për administratë dhe personat ndihmës-teknik të cilët do t’i realizojnë të drejtat dhe detyrimet në përputhje me Ligjin për marrëdhënie pune”-tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.

Kemi vërejtje për kategorinë e kolegëve me tituj administrativë, të cilët tani do të mbeten nën Ligjin për shërbyes administrativë. Pra propozimi ynë do të jetë që edhe ato të jenë pjesë e Ligjit për punë të jashtme dhe do të propozojmë të trajtohen si referentë diplomatiko-kosullorë”-theksoi Refet Hajdari, Kryetar i Sindikatës së shërbimit diplomatik të Maqedonisë.

Ndërsa Kryetari i Sindikatës së sapoformuar të diplomatëve, Zoran Dabik ka 30 vërejtje për propozim-ligjin që sipas tij, krijon kushte për një ministri autoritare, andaj kërkon hartim të një propozim-ligji tjetër.

Para nesh kemi një propozim-ligj, që ka tendencë të ndal, ndajë dhe dënojë, të pengojë përparimin e diplomatëve të karrierës me afate të pafundshme, ashtu që as Ministri ynë, Nikolla Dimitrov sot me këtë ligj nuk do t’i përmbushte kushtet të shkonte ambasador jashtë shtetit”-tha Zoran Dabik, kryetar i Sindikatës së sapoformuar të diplomatëve.

Ish ministri i jashtëm, Aleksandar Dimitrov pret reagime të shumta për Nenin 7 të propozim-ligjit, sipas të cilit Qeveria është hartuese e politikës së jashtme, ndërsa Kuvendi zbatuese e së njëjtës, gjë që bie ndesh me sistemin politik të vendit. Në debatin publik, ish ministri propozoi që në ligjin e ri të inkorporohet edhe vetingu, ndërsa zgjerimi i diplomatëve të karrierës pos me të punësuar në OJQ që merren me punë të jashtme, t’i përfshijë edhe gazetarët dhe redaktorët eminentë.

Anesa Salihu – ALSAT

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 15:03