Debat publik “Gjuha diskriminuese në mediat digjitale”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 19:58

Debat publik “Gjuha diskriminuese në mediat digjitale”

Është e rëndësishme që të gjithë ata që fshihen pas komoditetit të tastierës të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e asaj që shkruhet apo thuhet, kështu theksoi presidenti Stevo Pendarovski gjatë diskutimit publik në temë “Gjuha diskriminuese në mediat digjitale-situata dhe sfidat”.

Sipas tij veprimet e përbashkëta të të gjitha palëve të interesuara në shoqëri janë kyçe në luftën kundër përmbajtjeve diskriminuese në hapësirën e internetit, por edhe në përgjithësi në jetën publike.

Sistemi i sanksioneve është i pamjaftueshëm dhe zgjidhjet të ofrohen pa vonesë, konsideron Pendarovski.

“Komunikimi nuk duhet të reduktohet siç është tani në një pjesë të madhe të energjisë negative, frustrimeve, sulmeve ndaj personit, fjalëve diskriminuese apo gjuhës së urrejtjes. Për këtë qëllim, parandalimi është thelbësor. Nuk duhet të lejojmë që fjalimi diskriminues të shndërrohet në gjuhë të urrejtjes dhe në këtë mënyrë të rrënohen themelet e një shoqërie që duhet të mbështetet në komunikim korrekt dhe debat të arsyeshëm.”,- tha Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.

Si zgjidhje të mundshme, ekspertët sugjerojnë futjen e një politike moderimi, e cila do të fshijë komentet e papërshtatshme nga hapësira publike, por jo edhe kritikat konstruktive.

“Në shumicën e rasteve marrim përgjigje se si edhe ju nëse ktheni me një koment ofendues, kjo është mënyrë që Ballkani komunikon, ne jemi mësuar me të, nuk është aq tragjike.”,- theksoi Igor Gadriq nga Unioni i Nxënësve.

“Ne kemi ngritur shumë kallëzime, por fatkeqësisht nuk kanë pasur rezultat pozitiv dhe mendoj se në këtë çështje duhet të përfshihet edhe prokuroria.”,- u shpreh Alexandra Cvetanovska nga Shoqata e Avokatëve të Rinj të Maqedonisë.

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi thotë se numri më i madh i ankesave vijnë pikërisht për shkak të përdorimit të gjuhës shqetësuese. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 19:58