Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Debatet do të kenë ndikim në vendimin e votuesve

Debatet do të kenë ndikim në vendimin e votuesve

Një debat cilësor në të cilin kandidatët për Presidentin u dëshmuan si dritë pozitive duke shprehur qëndrime të caktuara dhe duke qartësuar qëndrimet, analistët kështu vlerësojnë konfrontimin e parë të Pendarovskit, Siljanovskës dhe Rekës në Telma TV, përcjell FLAKA.

Albert Musliu beson se ky lloj i debateve do t’i ndihmojë shumë votuesit në vendosjen se kujtë do t’ia japin votën e tyre në ditën e zgjedhjeve.

Siljanovska, Pendarovski dhe Reka paraqitën vizionet, programin, shprehjet dhe pikëpamjet e tyre personale mbi proceset e caktuara në vend në debatin një-orësh, por gjithashtu mbështetën politikat e partive që qëndronin pas kandidaturës së tyre.

Ka më shumë mënyra që Marrëveshja e Prespës në të ardhmen të anulohet, deklaroi kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova në debatin e parë televiziv me dy kandidatët e tjerë Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka. Por, ajo shtoi se përderi sa emri i ri është kushtetues, ajo do ta zbatojë atë.

“Kuptohet, sepse për momentin ai është bërë pjesë e Kushtetutës. Megjithatë, ka dallime në zbatim. Unë do t’i respektoj mbishkrimet me emrin e shtetit, të institucioneve të cilat brenda natës u bënë “kombëtare” por nuk e dimë se çfarë do të thotë ajo “kombëtare”. Po, do ta zbatoj, megjithatë, personalisht si individ do ta shmang”, tha Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për president.

Anulimi i marrëveshjes sipas saj mund të bëhet në emër të respektimit të të drejtave të njeriut duke ngritur iniciativa në gjykatën ndërkombëtare. Sa i takon marrjes së datës për negociata për anëtarësim në BE, për kandidatin Blerim Reka, rol të rëndësishëm luan sundimi i shtetit ligjor.

“Nëse dikush nga ndërkombëtarët thotë se si mund t’u besojmë se ju mund të jeni vend anëtare e BE-së nëse para ardhmërisë së vendit për ju është shumë e rëndësishme e ardhmja dhe ikja nga përgjegjësi penale dhe nga burgu e politikanëve? Nëse me pazare politike ne duam ta dëmtojnë Prokurorinë Speciale Publike, nuk ka asgjë jo vetëm nga shteti i së drejtës por as nga kriteri politik i Kopenhagës”,pohoi Blerim Reka, kandidat për president.

Kandidati i mështetur nga partitë në pushtet Stevo Pendarovski vlerëson se nuk ka shkelje ligjore në angazhimin e anëtarëve të pushtetit në fushatën e tij

“Nuk ekziston pengesë ligjore në zgjedhjet presidenciale që jashtë orarit të tyre të punës të marrin pjesë në fushatë kryeministri dhe ministrat. Mund të flasim për aspektin etik të fushatave dhe këtu ka hapësirë për debat megjithatë nuk mund të shoh se si ata me vetë pjesëmarrjen e tyre dhe shprehjen e qëndrimeve të tyre politike do të më favorizonin mua në në krahasim me të tjerët nëse nuk i shfrytëzojnë resurset shtetërore në fushatën time dhe kjo deri në këtë moment nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Kandidatët për njeriun e parë të shtetit do të përballen edhe dy herë të tjera në debate të ngjashme televizive. FLAKA

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Siljanovska: Ngatërrova qytetet, por nuk i kam ngatërruar tezat
Next: Siljanovska Davkova në Demir Hisar: Nuk duhet të bojkotohen këto zgjedhje presidenciale

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

TË FUNDIT

marsi-i-festave Ndërron jetë mësuesja nga Shkupi, lulet për 8 mars mbesin në klasë

Ndërron jetë mësuesja nga Shkupi, lulet për 8 mars mbesin në klasë

kuvendi-780x470 Propozim-ligji për shtetësinë sot para deputetëve

Propozim-ligji për shtetësinë sot para deputetëve

auto_Qeveria-e-re-Maqedonise-1-780x4391614710131 Qeveria do të vendos për orën policore, VMRO kërkon vaksinat

Qeveria do të vendos për orën policore, VMRO kërkon vaksinat

Kupollat-Kuvend Kuvendi do të mbajë 5 seanca plenare

Kuvendi do të mbajë 5 seanca plenare

Afrim-gashi-vete-1024x572 Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.