Debati rreth propozim buxhetit për vitin 2020, mbaroi me përplasje mes pozitës dhe opozitës

Desk
By Desk December 20, 2019 19:22

Debati rreth propozim buxhetit për vitin 2020, mbaroi me përplasje mes pozitës dhe opozitës

Me akuza të ndërsjella ka mbaruar debati i përgjithshëm rreth propozim buxhetit të vitit 2020 në seancën plenare.

Opozita doli me kritika, propozim buxheti është jozhvillimor, me të cilin synohet vetëm blerja e votave për zgjedhjet e prillit të vitit 2020. Me politikat e kësaj qeveria, sipas opozitës maqedonase, po shkatërrohet ekonomia.

“Po miratoni buxhet populist, megaloman, që qëllim të vetëm ka blerjen e votave. Ju jeni përgjegjës për ekonominë e vendit, kurse ekonomia e vendit është në kolaps, duke falënderuar politikat e juaja. Çfarë konkretisht keni bërë? Flisni për disa punësime, për cilat e keni fjalën? A është hapur një fabrikë? Prej atyre 50.000, 99% janë punësuar në administratë.”,- tha Pavlinçe Çestanova nga VMRO-DPMNE.

Por, nga shumica parlamentare thonë se propozim buxheti ka tendencë të stabilizimit fiskal. Nga LSDM theksojnë se me ardhjen e tyre në pushtet është rritur numri i investitorëve të huaj dhe numri i punësimeve.

“Sa i përket investimeve të huaja, në periudhën qershor 2013 deri në korrik 2015, janë hapur 13 fabrika. Në periudhën korrik 2017- qershor 2019 janë hapur 34 fabrika. Numrat tregojnë gjithçka. Sa i përket punësimeve, në periudhën 2013 – 2015 janë punësuar 21.000 mijë persona, kurse në vitet 2017 – 2019 janë punësuar 54.000. Nuk janë të gjithë të punësuar në administratë siç thoni ju.”,- u shpreh Mira Stojçeska nga LSDM.

Propozim buxheti i vitit 2020 është në vlerë prej 3.9 miliard eurosh, kurse është projektuar me rritje të BPV-së me 3.8%. Deficiti buxhetor është projektuar në 2.3% nga BPV. (TVM2)

Desk
By Desk December 20, 2019 19:22