“Defens njuz”: Maqedonia e Veriut sot edhe zyrtarisht përfshihet drejt NATO-s

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 12:25

“Defens njuz”: Maqedonia e Veriut sot edhe zyrtarisht përfshihet drejt NATO-s

Pritet që Maqedonia e Veriut sot deri tek Departamenti amerikan i shtetit ta dorëzojë Protokollin e ratifikuar për anëtarësim në NATO, me çka vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës, njoftoi portali amerikan i specializuar për çështje mbrojtëse “Defens njuz”.

Hapi i tillë vijon pasi Spanja javën e kaluar e ratifikoi Protokollin, si të fundit mes anëtarëve të NATO-s, pas çka sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stolteneberg, më 20 mars dërgoi letër deri tel kryeministri Oliver Spasovsli me të cilën zyrtarisht e ftoi Maqedoninë e Veriut të bëhet anëtarja e 30-të e Paktit, thekson portali.

Departamenti amerikan të mërkurën informoi se më 19 mars të vitit 2020 janë realizuar kushtet për “hyrjen në fuqi të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Marrëveshjes Veriatlantike i përgatitur në Bruksel më 6 shkurt të vitit 2019”.

“Protokolli hyri në fuqi më 19 mars të vitit 2020 në harmonizim me nenin 2 nga Protokolli”, theksohet në kumtesën e Departamentit amerikan.

Megjithatë, siç thekson “Defens Njuz”, që marrëveshja të kompletohet, Maqedonia e Veriut duhet të dorëzojë “instrument të saj për aderim” deri tek Departamenti amerikan i shtetit.

Portali thekson se Ambasada e vendit në Uashington ka konfirmuar se dokumentet do të dorëzohen sot në Departamentin amerikan.

Pas kësaj pritet të vijojë edhe ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit të vendi para selisë së NATO-s në Bruksel, shton “Defens Njuz”.

Portali përkujton se rruga e Maqedonisë së Veriut ndaj anëtarësimit në NATO filloi në vitin 1995, kur vendi u përfshi drejt programit “Partneritet për paqe”, ndërsa rruga formale për anëtarësim në Aleancë u inicua në Samitin e Pakos në Uashington në vitin 1999.

“Por, pranimi në NATO me vite ishte bllokuar nga ana e Greqisë, me kërkesën e saj që Maqedonia ta ndryshojë ose modifikojë emrin e saj, që të shmanget çfarëdo pretendime ndaj territorit dhe trashëgimisë antike së rajonit në veri të Greqisë me emrin Maqedoni – vendi i lindjes së ushtarit antik, mbreti Aleksandari i Madh. Marrëveshja mes dy vendeve nga viti 2018 solli deri në atë që Maqedonia të bëhet Maqedonia e Veriut, ndërsa Greqia hoqi dorë nga kundërshtimet e saja për anëtarësimin e shtetit në Aleancë”, thekson “Defens Njuz”.

Ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për mbrojtje i obliguar për politikë evropiane të NATO-s, Xhim Taunsend në një deklaratë për “Defens Njuz” shpreh optimizëm se pas pranimit në Aleancë, vendi do të bëhet anëtare edhe e BE-së, edhe pse, siç thotë, ai nuk do të jetë lojtar i rëndësishëm në sistemin mbrojtës të Unionit, duke e pasur parasysh madhësinë e vet.

Taunsend, i cili tani është pjesë e tink-tenk Qendrës për siguri të re amerikane, thekson se hyrja e vendit në Aleancë vjen në kohën kur Pakti duhet të mendojë për zgjerimin e misionit të vet për përballje me krizën e madhe të sigurisë: koronavirusi.

“Kjo krizë nuk është ushtarake, por pasi NATO-ja është institucioni i vetëm i përbashkët i bashkësisë transatlantike, më së paku që është dashur është NATO-ja të shfrytëzohet për koordinimin e përgjigjes (të koronavirusit)”, konsideron Taunsend

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 12:25