Dehari sot në Drenas në zbulimin e shtatoreve për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Driton Zenku
By Driton Zenku 20 Shtator, 2018 19:37

Dehari sot në Drenas në zbulimin e shtatoreve për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Drenas është bërë përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi – Lladrovci. Në këtë përurim, nga Maqedonia ka marrë pjesë edhe kryetari i Kërçovës z. Fatmir Dehari.

“Xheva dhe Fehmiu, ishin, janë dhe do të mbeten në përjetësi emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

Dehari ka thëksuar se emri, jeta dhe vepra e Xhevës dhe Fehmiut është kudo, përmendet kudo, respektohet tek çdo qytetar shqiptar, në çdo familje shqiptare kudo që jetojnë.

“Kam pasur privilegjin që para se t’i njoh Xhevën edhe Fehmiun, t’i njoh edhe prindërit e tyre, bacën Avdyl dhe bacën Tush, të cilët me edukatën e tyre, me trimërinë e tyre, me gjithë atë angazhim të jashtëzakonshëm bënë që të rriten edhe heroina e kombit”.

Driton Zenku
By Driton Zenku 20 Shtator, 2018 19:37