Deklarata “rrufe” e Artanit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Shkurt, 2023 17:11

Deklarata “rrufe” e Artanit

PODCAST FLAKA

Zëvendëskryeministri i parë njëherit shef i kabinetit të liderit integrist Artan Grubi të dielën në mbëmje lëshoi deklaratën “rrufe” nga Çairi kur tha që lierit Ahmeti i ka dorëzuar aktin e dorëheqjes prej ditës së parë kur është bërë funksioner, respektvisht kur është emëruar zëvendëskryeministër i parë i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Edhe unë edhe Bujari po të na thotë Ali Ahmeti prej sot shkoni te shpija, nuk ia bëjë llafin dy. Unë ia kam dorëzuf prej ditës së parë dorheqjen time kur jam bë funksioner, fjala e tij është fjala e fundit për mua. Ali Ahmeti për Çairin ka bërë çmos dhe gjithë kapitalin e tij politik ia dha Çairit, Skenderbeun mund ta dërgonte në Tetovë, universitetin Nëna Terezë mund ta çonte në Kërçovë e sheshin mund ta bënte diku në Gostivar ku do ishte shumë më lehtë, por politika tij ishte ta fuqizon shqiptarin e Shkupit dhe ta kthen politikbërjen në Shkup dhe kjo po ju pengon”

Deklarata e tij para se me u ulur në kolltukun e të dytit të qeverisë se i ka dhënë aktin e firmosur të dorëhqejes, që lideri i BDI Ali Ahmetit që ta aktivonte atë në çfarëdo lloj momenti, kristalizon zhvillimet e fundit brenda partisë së Ahmetit.

Kjo deklaratë e bërë publike dhe tashmë e regjistruar nga masmedia, pret vërtetësinë nga ana e liderit të BDI Ali Ahmeti, por pasi është bërë publike nga Artan Grubi, si e tillë mund të merret si e vërtetë.

Dhe derisa Grupi i Zjarrit e nisi një betejë politike mbi kauzën e tyre që të largohet Artan Grubi nga kreu i ekzekutivit, ky moment ndryshon situatën për 360 shkallë. Po të deshte Ahmeti, zjarrin brenda partisë do ta shuante me aktivizimin e dorëheqjes së Grubit, por duket që puna nuk qëndron këtu.

“Çka të them o vëlla, keq nuk kanë hequr ata shokët e mi, mirë e kanë pasur punën. Ata gabojnë, dhe u kam thënë edhe atyre, i kam lutur dy vjet, njeriu duhet ta mendojë fundin e jo fillimin, sepse fundi mbahet mend. Mirëpo shpresoj që të reflektojnë, shpresoj që të mendojnë më thellë. Bashkimi Demokratik për Integrim është aset kombëtar. Unë nuk mund të bëj shtëpi të Nastradinit kush si kërkon, 10 vjet kanë kërkuar ta heq Musa Xhaferin prej zëvendëskryeministrit, por s’e kam hequr sepse e respektoja vullnetin e shumicës. Abdylaqimin me insistim kërkonin ta heq prej zëvendëskryeministër, por unë s’e kam hequr se kam respektuar vullnetin e shumicës. Tani janë çuar peshë hiqe Artan Grubin, por nuk e heq sepse është vendim i shumicës – ka vendosur Këshilli i Përgjithshëm”

#podcastflaka

Ishte kjo deklarata e liderit të BDI, Ali Ahmeti në njërën nga takimet e realizuara me qytetarët e Gostivarit.

Këto dy deklarata nga Ahmeti dhe Grubi qartësojnë dilemat. Po të deshte Ahmetit të ulë topin, do të nevojiteshte vetëm të aktivizonte aktin e dorëhqejes nga Grubi që e ka në njërin nga xhepat e tij. Por këtë nuk e bëri. Pse nuk e bëri, koha do ta dëshmon. Të paktën deklaratisht ka thënë që Artan Grubin nuk e heq sepse është vendim i shumicës dhe se ka vendosur Këshilli i Përgjithshëm i BDI.

Dilemat në opinion që beteje po bëhet për kreun e partisë dhe jo për Artan Grubin, mbeten të sqarohen në periudhën në vazhdim. Ndiq videon

Redaksia Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Shkurt, 2023 17:11

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare