Deklaratat rrufe të Macron dhe Kadyrov!

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 3 Gusht, 2022 08:52

Deklaratat rrufe të Macron dhe Kadyrov!

Editorial – Redaksia Flaka

Në një interval të shkurtër kohorë dhe në pretekst të fillimit të bisedimeve të Maqedonisë së Verit në Bashkimin Europian dhe zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, kanë ardhur dy deklarata në drejtim të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Deklarata e parë u bë nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe e dyta nga Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë. Në të dyja rastet, edhe pse për zhvillime të ndara, pretekst merret përgatësia fetare dhe etnike.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron duke folur në lidhje me propozimin Francez që ishte pika kyçe e cila ndihmoi Maqedoninë e Veriut që të hapen bisedimet e vendit tonë me BE-në, deklaroi që Maqedonia e Veriut duhet të integrohet shpejtë në BE dhe për këtë qeveria aktuale dhe ajo që do të vijë në të ardhmen duhet të punojnë shumë për popullatën që jeton në Maqedoninë e Veriut.

Macron citoi se tek popullata shqiptare në RMV po punohet nga disa shërbime te huaja për turqizimin e tyre sipas tij dhe qëllimi është që deri në vitin 2050 të ketë një rritje drastike të përqindjes së turqve në RMV.Dhe për ta parandaluar këtë asimilim të popullatës Shqiptare në RMV, sipas tij, duhet që partitë politike Shqiptare në RMV të punojnë nga afër me popullin e tyre. Këtë deklaratë Macron e dha gjatë një fjalimi me mediat atje në një konferencë të mbajtur.

Lind pyetja se a ka bazë për një deklaratë të tilllë Presidenti Macron. A ka informata konkrete për një tentativë të tillë, dhe nëse po, a paraqet rrezik për ADN-në kombëtare të shqiptarëve të RMV asimilimi që po apostrofohet.

Sa duhet të merret para sysh ky paralajmërim dhe sa partitë politike të taborit etinik shqiptar duhet ta marrin seriozisht këtë alarm të Parisit zyrtar.

Macron e bëri këtë deklaratë pa dhënë shumë detale, dhe duke përdorur fjalorin diplomatik nuk apostrofoi adresë konkrete rreth shqetësimit të ngritur nga ai.

Në ndërkohë Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë, e ka akuzuar NATO-n për tensionimin e situatës në veri të Kosovës, madje, duke theksuar që Serbia është një vend që mbështeti hapur Rusinë në luftën kundër nazizmit dhe satanizmit në Ukrainë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të cilin Kadyrov thotë se e njeh mirë, e kupton shumë mirë se çfarë është NATO dhe çfarë metodash përdor aleanca për të nxitur konflikte.

Sipas tij, NATO tashmë deklaron gatishmërinë luftarake dhe tërheq forcat e saj deri në kufi. Në rast të armiqësive, pasojat për umetin mysliman të Kosovës do të jenë të mjerueshme, pavarësisht nga përfundimi. Po, do të ketë një fitues – e ashtuquajtura Europa progresive.

Ndërsa Ballkani do të luftojë, sipas tij, i gjithë Perëndimi do të qëndrojë prapa dhe do të japë fishekë, por do të jetojë në paqe, duke protestuar herë pas here kundër shkeljes së të drejtave të satanistëve, duke diktuar prioritetet e tyre në botë”, ka shkruar Kadyrov.

Kadyrov shkon aq largë sa u bënë thirrje serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës që ta largojnë Iblisin e NATO-s nga ekuacioni dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre.

Kadyrov, i cili sundon republikën brenda Federatës Ruse, por mban edhe titullin e gjeneralmajorit në Gardën Kombëtare të Rusisë, raportohet të ketë dërguar rreth 10 mijë trupa nga shteti i tij në Ukrainë, për t’i ndihmuar rusët në pushtimin e vendit fqinj.

Kadyrov, i cili në të shkuarën ka luftuar kundër dhe në krah të Rusisë në luftërat në Çeçeni, njihet për brutalitetin dhe sundimin me dorë të hekurt në vendin e tij, ku mendohet se ka kryer edhe ekzekutime pa vendime gjykate.

Nisur nga deklaratat e Macron dhe Kadyrov, dy protagonistë me pikpamje diametralisht të kundërta për politikën globale, lind pyetja, a ka lidhshmëri mes shqetësimit të Macron dhe shqetësimit të Kadyrov.

E para, Franca si protagoniste serioze në BE, ka konflikte të hapura me Rusinë dhe Turqinë. Sërbia mbetet aleate e palëkundur e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Kadyrov nuk është asgjë tjetër veçse një dorë e zgjatur e Putinit dhe porosia e tij duhet të pranohet konform kësaj suaze.

Së dyti, Turqia dekadat e fundit me të madhe punon për të shtrirë ndikimin në Ballkanin Perendimor, veçanarisht në Bosnje, Serbi, Shqipër, Kosovë e Maqedoni të Veriut. Në përballje me BE dhe SHBA, Turqia në momente të caktuara ka krijuar Alencë politike dhe ekonomike me Rusinë.

Në këtë agol, duhet analizuar deklaratat e Macron dhe Kadyrov. Është e qartë që shqiptarët në Ballkan paraqesin interes për palët. Dhe në këtë moment kyç, duhet të merren para sysh disa indikacione të qarta të opinionit publik në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Së pari, sondazhi i institutit amerikan tregon që në Kosovë pëlqyeshmëria për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan është më e madhe se për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ndër sa para të dyve, me distancë të madhe është pëlqyeshmëria për presidentin amerikan, Joe Biden.Duhet cekur që sondazhi është realizuar nga 30 dhjetori i viti 221 dhe deri me 20 shkurt të vitit 2022, pra është sondazh aktual dhe fryma pro amerikane jep garanca që ndikimi anti perendimor dh anti amerikan në Kosovë nuk është dominues.

Kurse sondazhi i fundit i realizuaar nga ‘Euractiv ‘ gjatë muajt Prill – 2022, nxjerr të dhëna lidhur me preferencën e serbëve rreth Bashkimit Evropian. Sipas këtij sondazhi, vetëm 21 për qind e serbëve kanë mendim pozitiv për Bashkimin Evropian, derisa 46 për qind janë pro anëtarësimit të Serbisë në këtë institucion.

Dhe, për dallim nga vendet e tjera të rajonit të cilat janë pro-evropiane, Serbia duket të mos jetë në linjë me shtetet të cilat e pëlqejnë Bashkimin Evropian.

E sondazhi i IDRA Research & Consulting tregon që Shqipëria mbetet vendi më pro* Bashkimit Europian mes vendeve aspirante (Shqipëri, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia). Edhe sondazhi i realizuar nga euro-barometri i Komisionit Europian, tregon që 93% e shqiptarëve janë pro anëtarësimit në BE.

Edhe në Maqedoninë e Veriut, në mënyrë permanente sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve në mbështesin integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, dhe përqindja më e lartë zakonisht është në mesin e popullatës shqiptare.

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 3 Gusht, 2022 08:52