Dekreti për Akademinë, Presidenti gjen mbështeje mes deputetëve

Dekreti për Akademinë, Presidenti gjen mbështeje mes deputetëve

I fundit dekret presidencial ai për Akademinë e Shkencave u rrëzua në Komisionin e Medias jo vetëm me votat e shumicës parlamentare, por edhe të opozitarëve të rinj. Kryetarja Fatjona Dhimitri ishte e vetmja nga radhet e opozitarëve te rinj që mori në mbrojtje Ilir Metën, por vota e saj ishte e pamjaftueshme.

Ditën e enjte pritet të kalojnë në seancë plenare 8 dekretet e Presidentit të rrëzuara në Komisionet Parlamentare dhe për fatin e tyre nuk priten surpriza, ndërsa ai për Akademinë e Shkencave parashikohet të rrëzohet ne seancën e 19 shtatorit.

Mazhoranca ka bërë një ndryshim agjende sa i takon dekreteve të kthyera të Presidentit për koncesionet e rrugëve Orikum-Dukat, Milot-Balldre edhe ai për PPP, duke përshpejtuar kalimin e tyre në Parlament me 1 javë.

Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 19:36

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...