Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kuriozitete
  • Del në dritë letra e prekëse e të mbijetuarës nga Titaniku

Del në dritë letra e prekëse e të mbijetuarës nga Titaniku

Redaksia

Ka dalë në dritë një letër që e ka shkruar një e mbijetuar nga Titaniku, ku përshkruan situatën brenda anijes dhe frikën e saj të madhe. Marion Wright shkroi këtë letër me pesë faqe për të atin të nesërmen pas katastrofës në Prill të 1912. Ajo gjeti një varkë shpëtimi kur Titaniku u fundos pasi goditi një ajsberg.

Marion, e cila ishte 26 vjeç në atë kohë, shkroi:Ishte e tmerrshme, unë nuk mendoj se do ta harroj kurrë. Unë pashë turmat e njerëzve kur ajo u copëzua në dysh dhe po fundosej me britmat e njerëzve në bord.

Ajo ishte në kabinën e saj kur anija u goditi ajsbergun në Atlantikun verior.

“Unë kam qenë në shtrat rreth 10 minuta kur dëgjova një përplasje të tmerrshme e cila tronditi të gjithë anijen dhe motori ndaloi. Vesha fustanin tim dhe një pallto të trashë, takova mikun tim dhe shkuam në kuvertë për të gjetur arsyen e tronditjes”, ka shkruar Marion tek letra.

Marion lavdëroi pasagjerin Dr Alfred Pain, 24 vjeç, të cilin e kishte njohur nga qyteti i saj i lindjes Yeovil, Somerset. Ata po udhëtonin veçmas, por u takuan në bord dhe Dr Pain u kujdes për të natën e fundosjes, duke e ndihmuar të hipte në një varkë shpëtimi. Ai ishte një nga ata njerëz që vdiqën kur anija u fundos.

“Zemra ime po shkon për të gjithë ata që janë mbytur. Alfredi që më futi në një varkë shpëtimi ishte një njeri kaq i mirë dhe kam frikë”, ishte shprehur ajo.

Marion, e cila ishte duke emigruar në shtetin amerikan të Oregonit për të qenë me të fejuarin e saj, shkroi letrën në anijen e shpëtimit Carpathia. Kjo letër është mbajtur nga të afërmit e saj së bashku me letrat e tjera familjare të asaj kohe. Letra do shitet në ankand në 17 Prill nga Henry Aldridge & Son of Devizes, Wilts dhe po presin që ajo të arrijë 6,000 £.

Ankanderi Andreë Aldridge tha se kjo letër është e jashtëzakonshme dhe fjalët e Marion pothuajse i vë njerëzit që e lexojnë në varkën e shpëtimit me të. Marion ishte një pasagjere e klasit të dytë në Titanik, anije e cila u mbyt gjatë udhëtimit të tij të parë nga Southampton për në New York, duke vrarë rreth 1500 njerëz. Ajo vdiq në Oregon në vitin 1965 në moshën 80 vjeç. 

Continue Reading

Previous: Femrat apo meshkujt? Sipas një studimi, ja cilët gënjejnë më shumë
Next: Anija e “pushtuar” nga dallgët, ekuipazhi shpëtohet me helikopter

Të ngjashme

u4-4 Zbuloni çfarë ndodh nëse shmangni vaktin e mbrëmjes

Zbuloni çfarë ndodh nëse shmangni vaktin e mbrëmjes

Redaksia
u6 Perimet më të freskëta të prillit/ Si t’i zgjidhni dhe ruani

Perimet më të freskëta të prillit/ Si t’i zgjidhni dhe ruani

Redaksia
514501-FazHZnr3PJ Shfaqet ylberi në Mars? Nasa shpjegon imazhin e Perseverance

Shfaqet ylberi në Mars? Nasa shpjegon imazhin e Perseverance

Redaksia

TË FUNDIT

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.