Delegacioni i GK-së së Vermontit, i udhëhequr nga gjeneral-majori Sitven Krej për vizitë në ARM

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 17 Shtator, 2018 14:32

Delegacioni i GK-së së Vermontit, i udhëhequr nga gjeneral-majori Sitven Krej për vizitë në ARM

Një delegacion i lartë ushtarak i Gardës Kombëtare (GK) të shtetit federal të SHBA-së, Vermont,  i udhëhequr nga komandanti i GK të Vermontit, gjeneral majori Stiven Krej me pritje te kryeshefi i SHM-së së ARM-së, gjeneral-majori Vasko Gjurçinovski e filloi vizitën zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë pritjes,  informojnë nga MM, gjeneralët Gjurçinovski dhe Krej biseduan për bashkëpunimin e shkëlqyer ushtarak të ARM-së me GK të Vermontit, i cili e shënon 25-vjetorin e tij jubilar. Megjithatë e theksuan vlerën e aktiviteteve të deritanishme të përbashkëta të cilën e kishin jo vetëm për arritjen e interoperabilitetit të ARM-së në procedurat  të cilat zbatohen në armatat e vendeve anëtare të NATO-s, por edhe për përforcimin e relacioneve të ndërsjella edhe në segmentet e tjera në mbrojtje.

Pas pritjes së GK-së në ARM është realizuar mbledhje pune me eprorët udhëheqës në SHM-në e ARM-së, gjatë kohës në të cilën është prezantuar procesi i transformimit të ARM-së, aktivitetet e ARM-së, si dhe aktivitetet e përbashkëta aktuale lidhur me mundësitë për pjesëmarrje të sërishme të përbashkëta në aktivitetet stërvitëse dhe misionet paqësore.

Delegacioni i GK-së së Vermontit gjatë ditës së sotme në kazermën Ilinden realizoi vizitë të batalionit të inxhinierisë, pjesëtarët e të cilit  kishin aktivitete të përbashkëta intensive me GK-në e Vermontit viteve të fundit.

Gjatë vizitës në ditët e ardhshme delegacioni i GK-së së Vermontit do të realizojë takim me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, do ta vizitojnë brigadën e aviacionit të ARM-së,  Qendrën për stërvitje në ujë, ndërsa do të realizojnë takim në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qendrën për Menaxhim me Krizat.

Gjatë vizitës së njësive në ARM do të prezantohen mjete, kapacitete dhe aktivitetet e tyre.

Vizitat e përbashkëta vjetore me GK-në e Vermontit  në nivel më të lartë të armatës  kanë për qëllim  vendosjen e nevojave dhe mundësive për mbivlerësim të bashkëpunimit përmes kontakt-programit ushtarak  për bashkëpunim, i cili në periudhën e deritanishme u mundësoi  pjesëtarëve të ARM-së të cilët kanë marrë pjesë në stërvitjet dhe ushtrimet t’i zbatojnë  ato me standarde të plota të NATO-së.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 17 Shtator, 2018 14:32