Dembele mendon largimin, nis negociatat me Chelsean dhe City-n

Dembele mendon largimin, nis negociatat me Chelsean dhe City-n

Aventura e Ousmane Dembele te Barcelona po shkon drejt fundit.

Sulmuesi francez ka qenë tepër “difektoz” në eksperiencën te katalanasit, duke qëndruar më shumë në infermieri se në fushë.

Por kjo nuk e ndalon Dembele që të bëj pjesë në listën e dëshirave të shumë klubeve europiane. Dhe në fakt, sipas asaj që raporton “El Desmarque”, 22-vjeçari mund të transferohet në Premier League.

Ish agjenti i tij, kur Dembele ishte pjesë e Borussia Dortmund tregon se lojtari ka nisur bisedimet me Chelsea dhe Manchester City. Negociatat janë në periudhë fillestare, teksa akordi mund të arrijë që në merkaton e janarit.

Shifrat mbeten enigmë, por besohet se Barcelona do ta lejojë sulmuesin që të largohet në formulën e huazimit me të drejtë shitje në fund të sezonit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 21:22

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.