Demi Lovato guxon, poston fotografi pa grim

Demi Lovato guxon, poston fotografi pa grim

Demi Lovato ka vendosur t’i tregojë të gjitha.

Këngëtarja e “Anyone” e ka postuar në Instagram një fotografi ku është krejtësisht pa grim,  duke dashur kështu që t’i tregojë ndjekësve se si duket fytyra e saj e vërtetë.

“Nuk e kam postuar një fotografi pa grim për shumë vite me radhë, por e kuptova qe pasi kam postuar kaq shumë fotografi glamuroze ku jam shumë e grimuar dhe me flokët e stiluara, është shumë e rëndësishme që ta shfaqë atë që fshihet pas krejt kësaj – fytyrën time të vërtetë. Kështu dukem 85% – 90% të kohës”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë.

Lovato po ashtu ka lavdëruar disa tipare specifike të fytyrës së saj.

“Krenare për piklat dhe mjekrrën time, por më shumë krenare për veten time që e dua dhe e pranoj veten kështu si jam”.

Këngëtarja ka qenë shumë e hapur kur ka treguar se ka pasë probleme me vetëbesimin, derisa më herët ka postuar fotografi – pa ndërhyrje – me bikine ku edhe ka folur edhe për celulitin e saj.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Shkurt, 2020 22:54

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.