Demiri: Të vaksinuarit me vaksina kineze të marrin dozë të tretë këtë vaksinë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Janar, 2022 18:06

Demiri: Të vaksinuarit me vaksina kineze të marrin dozë të tretë këtë vaksinë

Infektologu i Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Febrile, dr. Ilir Demiri, gjatë paraqitjes së tij në Tv 24, bëri apel tek qytetarë që të vazhdojnë të respektojnë masat për mbrojtjen nga koronavirusi dhe të vaksinuarit me vaksinë kineze të marrin një dozë të tretë të Pfizer.

“Fillimisht, përdorni mbrojtje. Ata që kanë simptoma duhet t’i kursejnë njerëzit e tyre të dashur. Është tjetër gjë të vaksinohen ata që nuk janë vaksinuar, të përsëritet doza e tretë, veçanërisht popullata që është vaksinuar me vaksina kineze, të marrë një dozë të tretë të Pfizer, sepse ka rezultuar më e suksesshme”, theksoi Demiri.

Në pyetjen se se cila është pasqyra klinike e Omicron Demiri tha se kam ndaluar së besuari atë që thonin të tjerët shumë kohë më parë, derisa të përballemi vetë me të.

“E di që është shumë më e lehtë për t’u transmetuar dhe masat duhet të respektohen shumë më tepër”, tha mjeku Demiri.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Janar, 2022 18:06
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.