Dendias për Marrëveshjen e Prespës – Qeveritë vijnë e shkojnë, por obligimet mbeten

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 21:31

Dendias për Marrëveshjen e Prespës – Qeveritë vijnë e shkojnë, por obligimet mbeten

Shpresojmë në vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me të cilat qeveria do të dalë nga proceset e brendshme në Maqedoninë e Veriut, tha ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias në intervistën për gazetën “Vradini”, kurse për Marrëveshjen e Prespës ai thekson se qeveritë vijnë e shkojnë, por obligimet mbeten, tha korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Në shoqëritë demokratike, qeveritë vijnë dhe shkojnë, por shtetet dhe obligimet që ata i ndërmarrin mbeten. Demokracia e Re nuk e votoi Marrëveshjen e Prespës dhe kishte kundërshtime të forta për pika të veçanta, pasojat e të cilave i paralajmëroi në mënyrën më institucionale në Parlamentin grek. Por nuk e fshehte,sikundër pas votimit të Marrëveshjes, ashtu edhe nga momenti i parë kur mori detyrën, se do ta zbatonte atë”, tha Dendias.

Shefi i diplomacisë greke shpjegoi se në të gjitha takimet dhe në të gjitha bisedimet me zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, bashkëbiseduesit ngritën dy pyetje themelore: perspektivën evropiane dhe mënyrën se si Greqia mund të ndihmojë në këtë drejtim, si dhe forcimin e lidhjeve dypalëshe në të gjitha fushat, ekonomi. investime, energji, transport dhe mbrojtje.

“Nga ana ime e ritheksova nevojën për zbatimin e plotë,të qëndrueshëm dhe me vullnet të mirë të Marrëveshjes së Prespës. Por theksova edhe diçka tjetër. Vendi ynë sipas parakushteve mund të bëhet miku më i mirë i Maqedonisë së Veriut në të ardhmen. Stabiliteti dhe prosperiteti i këtij vendi është gjithashtu në interesin tonë. Në fakt, Greqia nuk ka pretendime nga fqinji i saj verior. Natyrisht, nuk kemi arsye të flasim për punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat me të cilat Qeveria do të dalë nga proceset e brendshme”, tha Dendias.

Partia e tij erdhi në pushtet në vitin 2019 dhe si opozitë ishte kritike e Marrëveshjes së Prespës, me të cilën u zgjidh mosmarrëveshja prej shumë dekadash ndërmjet Shkupit dhe Athinës për shkak të cilës e bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2018 nga qeveritë e atëhershme të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe kryeministrit grek Alexis Tsipras.

SYRIZA e Tsipras humbi mbështetjen në zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Greqi dhe turbulencat në skenën politike maqedonase filluan pas zgjedhjeve lokale të javës së kaluar kur opozita VMRO-DPMNE mori më shumë mbështetje nga LSDM.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili e kritikon Marrëveshjen e Prespës me të cilën vendi u bë Maqedonia e Veriut, pas fitores së zgjedhjeve lokale tha se marrëveshja është një realitet që nuk u pëlqen, por nëse ai realitet nuk respektohet brenda funksionimin administrativ, institucionet do të kenë më pas problem me instancat e tjera, si prokuroria, gjyqësori.

“A do të punojmë në atë realitet një ditë kur të kemi mundësi të ndryshojmë? Unë ju them se po, ne punojmë,” tha Mickoski këtë javë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 21:31

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare