Dënime me para për dy banorë të Dibrës të cilët nuk e kanë respektuar orën policore

Dënime me para për dy banorë të Dibrës të cilët nuk e kanë respektuar orën policore

Prokuroria Themelore Publike në Dibër sot parashtroi Propozim për dhënien e urdhërpagesave dy personave të cilët kanë kryer vepër penale – Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 nga Kodi Penal. Prokuroria i propozoi gjykatës që secilit të akuzuar t’i shqiptojë dënime me para në lartësi prej 10 deri 100 gjoba ditore.

Siç theksohet në kumtesë, të akuzuarit në ngjarje të ndryshme penale kanë vepruar në kundërshtim me Vendimin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut për ndalesën dhe regjim të posaçëm të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 5:00 dhe gjatë ndalesës së lëvizjes në orët e mbrëmjes kanë lëvizur nëpër qytet.

Linda Limani
nga Linda Limani 26 Mars, 2020 14:58

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.